Horoskopi, 12 janar 2020

January 12, 2020 01:52

Horoskopi, 12 janar 2020

Dashi

Sot pritet të jetë një ditë mjaft interesante në planin sentimental, por duhet të nxirrni në pah anën tuaj më të mirë. Është momenti të merreni pak edhe me anën tuaj të jashtme.

 

Demi

Edhe pse Hëna sot është më negative se kurrë, jeni nën egidën e Merkurit dhe Saturnit, prandaj gjithçka për ju do të shkojë mjaft mirë. Mirë fusha sentimentale por kujdes me paratë.

 

Binjakët

Dita sot pritet të jetë mjaft e mirë për ju, por ndoshta do të duhet të merreni e të ndihmoni një mik ose një të afërm që është disi në vështirësi. Mirë shëndeti dhe jeta sociale.

 

Gaforrja

Ndikimi negativ  i Jupiterit në shenjë sot mund t’ kushtojë jo pak xhepit tuaj, prandaj hapni sytë dhe mos e lëshoni shumë dorën me shpenzime pa kriter. Sensi juaj praktik ju vjen në ndihmë.

 

Luani

Sot ndikimi pozitiv i Marsit dhe Hëna sot mjaft pozitive për ju favorizojnë iniciativa të reja e që mund të ndryshojnë jetën tuaj. Mjaft interesante dita e sotme edhe në planin sentimental.

 

Virgjëresha

Sa herë këmbëngulni në tuajën aq herë arrini të realizoni një objektiv, prandaj as dita e sotme, ndonëse e diel nuk bën përjashtim. Një mbrëmje e bukur pritet edhe në planin afektiv.

 

Peshorja

Sot do të jeni nën pushtetin e plotë të një Hënë mëse pozitive që ju mbështet fuqimisht në disa fusha, sidomos në atë që ka të bëjë me marrëdhëniet me partnerin dhe miqtë. Shpenzimet nën kontroll.

 

Akrepi

Kjo fundjavë ka qenë vërtet mjaft domethënëse për ju, pasi keni pasur mundësi të pushoni mjaft e të rimerrni vetën. Sot ndjeheni shumë më në formë për të përballuar sfidat e një dite të re.

 

Shigjetari

Keni disa kohë që mendoni  një ndryshim e ndoshta sot do të jetë dita e duhur, duke pasur parasysh mbështetjen e Merkurit,. për të hedhur një hap në këtë drejtim. Mirë fusha sentimentale.

 

Bricjapi

Merkuri mjaft pozitiv në shenjë sot është tërësisht në anën tuaj, duke ju stimuluar në mënyrë të veçantë intuitën dhe aftësinë për t’u paraprirë gjërave. Raporte të shkëlqyera me partnerin.

 

Ujori

Edhe pse e keni kundër Hënën, fusha më interesante për ju mbetet dashuria dhe raportet ndërpersonale. Por nga ana tjetër nuk përjashtohet një “përplasje” e vogël me dikë që mund t’ju prishë humorin.

 

Peshqit

Në përgjithësi kuadri yjor është pozitiv prandaj pritet një ditë përgjithësisht e mirë dhe kontrasti i Marsit vetëm sa mund të sjellë ndonjë turbullim të vogël. Mirë shëndeti dhe paratë.

January 12, 2020 01:52
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*