Horoskopi, 12 mars 2016

March 12, 2016 01:12

Horoskopi, 12 mars 2016

Dashi

Do të jeni në egidën e Merkurit në shenjë, i cili është në pozita dominuese, prandaj dita e sotme do të shumë intensive dhe ju do të jeni të papërmbajtshëm. Erosi gjithashtu në rritje.

 

Demi

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje  dita do të jetë në përgjithësi e mirë, pasi janë një seri yjesh në shenjë që ju favorizojnë. Jeni disi të lëkundur për të marrë një vendime  kjo mund t’ju dëmtojë.

 

Binjakët

Pritet një ditë e mirë, por shumë impenjuese për ju, kështu që do të jeni të detyruar të lini për më vonë  një takim me dikë për një çështje private. Hëna sot ju bën shumë tërheqës.

 

Gaforrja

 

Megjithëse kuadri yjor mbi kokën tuaj nuk është edhe aq i favorshëm, kjo nuk do t’ju pengojë aspak që sot të keni iniciativë e madje të jeni edhe agresivë ndaj kundërshtarëve tuaj.

 

Luani

Ndoshta sot do të jeni të shtrënguar të hiqni dorë nga diçka që keni shumë për zemër, për diçka tjetër që lidhet me financat tuaj. Dhe kur bëhet fjalë për para, nuk ndaleni para asgjëje.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot janë në koordinatat më pozitiv e për ju, por nuk e dini as vetë se përse qëndroni shumë të pasivë. Një njohje e re mund të bëjë të ndryshoni krejtësisht programin e ditës.

 

Peshorja

Hyrja e Jupiterit në shenjë duket se do t’ju shkundë duke ju dhënë një shtysë të re për të ndërmarrë iniciativa, që është edhe pika juaj e dobët. Megjithatë  do të jetë ditë e favorshme për erosin.

 

Akrepi

Sot shenjën juaj do të jetë e dominuar totalisht nga Merkuri pozitiv në shenjë, prandaj do të keni shumë fantazi dhe një dell të veçantë për të krijuar. Pasioni dhe dashuria stimulohen nga Hëna.

 

 

Shigjetari

Pështjellimi që sjellin Marsi dhe Hëna në “përplasjen” me tyre do të ketë efekte pozitive, se do t’ju shkundë do t’ju verë në pozita pune. Ndonjë problem i vogël me shëndetin është kalimtar.

 

Bricjapi

Edhe për të lindurit e kësaj shenje është Merkuri ylli i mirë në shenjë, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht pozitive. Nuk përjashtohet një njohje e re, apo ndonjë takim i paparashikuar.

 

Ujori

Dita e sotme pritet të jetë e qetë, posi edhe kuadri yjor është pa ndonjë gjë për t’u theksuar. Kujdes, një hap i nxituar mund bëjë të pendoheni. Pak nostalgjike e melankolikë ju bën Hëna.

 

Peshqit

 

Kuadri yjor sot do të jetë duket së është shumë i favorshëm, me treshen Merkur-Afërditë dhe Mars që ju mbështet në të gjitha aspektet. Zhvillime të reja në raportet ndërpersonale.

March 12, 2016 01:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim