Horoskopi, 12 qershor 2014

June 12, 2014 02:26

Horoskopi, 12 qershor 2014

Dashi

Sot në përgjithësi do të jeni nën shenjën e yjeve të mirë, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht pozitive, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë.

 

Demi

Një kuadër yjor konfuz nuk sjell tjetër veçse konfuzion e apati, prandaj është më mirë që ta shtyni për pak kohë një plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

 

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

 

Gaforrja

Aktiviteti juaj, pas një momenti “stop” duket se do të gjallërohet pasi është sot edhe Merkuri është në një pozicion që stimulon këtë sektor. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me indiferencë.

 

Luani

Kuadri yjor sa vjen e bëhet më pozitiv, por ju e keni të vështirë të përfitoni. Është mirë që të vazhdoni një përpjekjet e nisura, pasi nëse arrihet marrëveshja, do të dilni ju të fituar.

 

Virgjëresha

Sot pritet të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e Marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një hënë e qetë në  do të thotë kthjelltësi në mendim.

 

Peshorja

Edhe për ju, “hija” e rëndë e Marsit, me gjithë “prapësitë” që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton dëshirën për të qenë protagonistë. Kjo vlen edhe për dashurinë.

 

Akrepi

Tani që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është diçka shumë pozitive, pasi nuk do të keni më trysninë e tij që ju bën të nxitoni e për pasojë edhe të gaboni.

 

Shigjetari

Qielli juaj është gjithashtu nënë i ngarkuar me një numër planetësh “të mirë” prandaj parashikohet një ditë pozitive bë shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

 

Bricjapi

Edhe pse dita sot do të jetë pa ndonjë gjë të veçantë, në përgjithësi do të keni mbështetjen e yjeve pozitivë, me përjashtim të Hënës, që mund sjell pak nervozizëm.

 

Ujori

Edhe për ju kuadri yjor është plot me yje të mirë të cilët bëjnë të jeni të “privilegjuarit” e zodiakut për një periudhë disa ditore. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

 

Peshqit

Sot është marsi në një pozicion të tillë që ju bën të ndjeheni të plogët e por shumë dëshirë për të punuar. Megjithatë do të jetë vetëm  një gjendje e përkohshme.

June 12, 2014 02:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*