Horoskopi, 12 tetor 2018

October 12, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 12 tetor 2018

Dashi

Afërdita në shenjën tuaj është përsëri ylli që ju dhuron momente shumë të bukura që do të shpalosen sukses në të gjitha ambientet. Ndërkohë në dashuri do të pyesni veten  nëse partneri ju dashuron me të vërtetë.

 

Demi
Merreni me qetësi dhe evitoni të veproni në mënyrë impulsive apo nën shtytjen e nervozizmit. Vetëkontrolli është një virtyt i mrekullueshëm por që ju nuk e keni. Ulini pak ritmet për tu rigjeneruar fizikisht.

 

Binjakët

Do të jeni në formë të shkëlqyer, tërheqës, shumë pozitivë dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme, sidomos për të rinjtë në kërkim të një sistemimi apo të atyre që duan një rekomandim për një pozicion më të mirë pune.

 

Gaforrja

Hëna qëndron në një pozicion të kundërt që nuk ju favorizon, kjo do të ndikojë shumë në humorin tuaj që nuk do të jetë i qëndrueshëm për shkak të të papriturave të ndryshme, mos harroni të ruani qetësinë.

Luani

Yjet parashikojnë një ditë mjaft të mirë, ftesa, projekte miqësi etj. Do të keni një aktivitet profesional të shkëlqyer. Do keni mundësi shumë të mira jo vetëm nga ana profesionale, por edhe nga ana e të ardhurave.

 

Virgjëresha

Do t’ju duhet pak intuitë, psikologji dhe diplomaci për të vëzhguar dhe reflektuar për një situatë mbi një çështje shumë të rëndësishme që ju përket juve dhe familjes tuaj. Përpara se të merrni vendimin mendohuni  mirë.

 

Peshorja

Disa kontraste të planetëve do t’ua bëjnë ditën shumë kaotike, frenetike dhe nervoze. Nëse është e mundur evitoni impenjimet dhe vendimet e rëndësishme dhe tregohuni të kujdesshëm. Më tolerantë ndaj partnerit

 

Akrepi

Dikush do t’ju  tregojë që puna nuk është gjithçka në jetë dhe jo është shumë e drejtë. Keni kohë që puna ju streson dhe ju bën shumë të bezdisshëm. Mundohuni të jeni më të komunikueshëm.

 

Shigjetari

Hëna e vendosur përballë jush do t’ju shoqërojë në këtë ditë të veçantë ku gjithçka do të shkojë sipas dëshirave tuaja. Thjesht fati është nga ana juaj. Gjithashtu edhe për ata që janë single kjo do të jetë një ditë me fat.

 

Bricjapi

Nervozizmi dhe pakujdesia do t’ju bëjnë të humbisni kohë. Mos insistoni se keni të drejtë për gjërat që nuk keni njohuri të mjaftueshme sepse jo do të tregojë të kundërtën dhe mund të pendoheni për atë që mund të keni bërë apo thënë.

 

Ujori

Fati ndihmon të guximshmit. Thoni hapur atë që mendoni mos kini frikë të ngrini zërin. Në mbrëmje do të kaloni orë të këndshme pranë njeriut tuaj të zemrës dhe në fund të ditës do të ndiheni shumë pozitivë.

 

Peshqit

Është momenti ku paratë po luajnë një rol të rëndësishëm në jetën tuaj dhe pamjaftueshmëria e tyre mund t’ju krijojë vështirësi në realizimin e disa planeve që keni ndërmarrë. Me partnerin më kujdes për çështjet pezull.

October 12, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*