Horoskopi, 12 tetor 2020

October 12, 2020 00:11

Horoskopi, 12 tetor 2020

Dashi
Rrugët për të arritur një objektiv mund të jenë disa, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që ju duket rruga më e shkurtër. Mirë dashuria por duhet të jeni më konkretë.

Demi
“Përplasjet” në qiellin tuaj bëjnë që kuadri yjor të jetë i trazuar, duke iu transmetuar gjithë konfuzionin që rrjedh nga kjo. Keni tendencë të hiperbolizoni edhe problemet më të vogla.

Binjakët
Eshtë një moment mjaft pozitiv për ju, i cili kërkon ndër të tjera edhe vullnetin e mirë për të shfrytëzuar rastet që do t’ju paraqiten, si në fushën profesionale ashtu edhe në atë sentimentale.

Gaforrja
Pas disa ditësh plot tension tani keni mundësinë të qetësoheni dhe të pushoni sadopak. Afërdita pozitive në shenjë sot bën që kriza në raportet me partnerin të marë fund një herë e mirë.

Luani
Pozicioni aktual i Mërkurit është shumë i favorshëm për ditën e sotme, pasi duke qenë se është edhe ylli i udhëtarëve, është e natyrshme që të stimulojë udhëtimet. Në dashuri jeni favoritë.

Virgjëresha
Nuk dot’ju mungojë dëshira për të bërë diçka të madhe, por kujdes, nuk duhet të “fluturoni” me krahët e entuziazmit. Afërdita dhe Urani garantojnë për një mbrëmje plot eros e pasion.

Peshorja
Edhe sot do të jënë shumë të çmuara enegjitë që ju vijnë nga Marsi, pasi do t’ju duhet të derdhni shumë djersë për të përfunduar një punë të lënë disi pas dore. Hëna stimulon pasionet.

Akrepi
Do të nxitoni për t’i dhënë “dorën e fundit” një projekti që të mund të keni kohë pastaj për të tjerat. Marsi ju bën këmbëngulës e luftarake, ndërsa Afërdita dashnorë të zjarrtë.

Shigjetari
Në një harmoni të përsosur me atmosferën e nxehtë të kësaj periudhe, qielli juaj paraqet gjeometri yjore me të vërtetë sugjestive. Parashikohet një ditë mjaft intensive në shumë aspekte.

Bricjapi
Sot do të ndjeheni dy herë të kënaqur. E para se i kini dhënë fund një pune që ju ka munduar shumë dhe së dyti, një njohje e re dhe e rastësishme mund të kthehet në një “love story”.

Ujori
Mërkuri dhe Afërdita janë yjet që do t’ju kënë nën egidën përkatëse gjatë gjithë ditës së sotme, prandaj do të ndjeheni dyfish të mbrojtur. Mund t’ju vijnë propozime interesante.

Peshqit
Kuadri yjor është mëse pozitiv, por që gjithçka të shkojë më së mirë duhet të tregoheni edhe ju pak më shumë aktivë. Mos dëgjoni ata që ju bëjnë lajka sepse më së shumti duan t’ju kandisin.

October 12, 2020 00:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim