Horoskopi, 13 gusht 2013

August 13, 2013 03:23

Horoskopi, 13 gusht 2013

Dashi

Problemet e këtyre ditëve shumë shpejt do t’i përkasin së kaluarës, prandaj mundohuni t’i harroni sa më shpejt. Marsi do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë dhe më energjikë.

 

Demi

Duhet të jeni më të qartë në ide, për të shprehur asgtu siç duhet mendimet tuaja, ndryshe do të vazhdoni të jeni konfliktualë në raportet me të të tjerët. Mundohuni të jeni më tolerantë me partnerin.

 

Binjakët

Marsi, Merkuri dhe Afërdita i ju stimulojnë së tepërmi për të ndërmarrë nisma të reja njëkohësisht shumë të rëndësishme nga ana profesinale. Shpirti i kundërshtimit duket se ka rënë në qetësi.

 

Gaforrja

Merkuri sot ndodhet në një pozicion jo shumë të favorshëm për ju, megjithatë nuk ka vend për t’u alarmuar, është Afërdita ajo qërivendos ekuilibret. Atmosferë e këndshme në rrethin miqësor.

 

Luani

Gjithçka duket se do të rifillojnë nga e para në një punë që keni nisur, e kjo sepse jeni shumë konfuzë. Ndoshta është momenti të ktheni më shumë sytë nga njerëzit më të afërt.

Virgjëresha

Fantazia e aftësia juaj krijuese do të jenë në pikun e tyre, falë pozicionit shumë të favorshëm në këtë aspekt të Merkurit në shenjë. Pritet një mbrëmje interesenta ne planin sentimental.

 

Peshorja

Merreuni më shumë me gjërat që ju përkasin juve dhe lerini të tjerët të merren me problemet e tyre. Hëna negative ju ka sjellë jo pak shqetësime, prandaj jeni shumë të irritueshëm.

 

Shigjetari

Tashmë duket se ana profesionale do të jetë në plan të parë, me Marsin që stimulon pikërisht këtë fushë dhe kjo ju bën të ndjeheni psikologjikisht më mirë. E teproni sërish me shpenzimet.

 

Bricjapi

Është Urani që sot duket sikur ju ve nën presion, sidomos juve që keni lindur në dekadën e tretë. Një kontroll i përgjithshëm i financave tuaja nuk do të ishte aspak i tepërt.

 

Ujori

Hëna sot nuk është në një pozicion të favorshëm në shenjën tuaj dhe kjo sjell pak shqetësime, sidomos në raportet ndërpersonale. Në planin profesional duket se gjërat lëvizin pozitivisht.

 

Peshqit

Ndjeheni disi të lodhur, por është suksesi i vazhdueshëm ai që ju bën të harroni gjithçka keni kaluar deri tani. Në planin sentimental, Hëna stimulon kontaktet e shpeshta dhe njohjet e reja.

August 13, 2013 03:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*