Horoskopi, 13 gusht 2020

August 13, 2020 00:03

Horoskopi, 13 gusht 2020

Dashi
Marsi dhe Saturni sot kanë një ndikim negativ, sidomos në pjesën e parë të ditës, prandaj ju këshillohet të bëni shumë kujdes, sidomos në marrëdhëniet me të tjerët. Mbrëmja më e qetë.

Demi
Kuadri i përgjithshëm yjor paraqitet pa a shumë njëlloj me ditën e djeshme. Disonancat planetare në këtë periudhë mund t’ju krijojnë shqetësime të vogla në punë. Mirë dashuria.

Binjakët
Kuadri yjor sot pritet të jetë shumë pozitiv sidomos për ata që merren me veprimtari biznesi apo edhe me krijimtari pasi do të stimulohen shumë nga Merkuri aktiv në shenjë. Mirë dashuria.

Gaforrja
Marsi dhe Mërkuri në “kontrast” me shenjën tuaj, ju bëjnë të ndiheni të pakënaqur në punë. Mos u dekurajoni pasi frytet e punës do të duken vetëm në fund të muajit. Kujdes shëndetin.

Luani
Dita e sotme karakterizohet nga një pozitivitet i dukshëm, falë Marsit dhe Jupiterit. Në punë, transferime, ndryshime dhe kontakte fatsjellëse. Ekonomia ju favorizon në udhëtimet tuaja. Jeta sociale është më se e kënaqshme.

Virgjëresha
Impenjimet e mëdha si në punë ashtu edhe në familje do t’ju bëjnë të ndiheni të lodhur dhe jo në një formë fizike të mirë. Megjithatë dashuria do t’ju shpërblejë me mbrëmje pasionale.

Peshorja
Disa nga projektet tuaja mund të jenë drejt realizimit. Gjithashtu nuk do mungojnë as lajmet pozitive që i prisnit prej kohësh. Një mbrëmje mes miqsh do të konkludojë një ditë pozitive për ju.

Akrepi
Afërdita do të jetë protagoniste në qiellin tuaj sot. çështjet në dashuri dhe në punë shkojnë më se mirë edhe pse Jupiteri ju këshillon të bëni kujdes në çështjet financiare dhe të mbroni interesat tuaja.

Shigjetari
Duke patur shumë aleatë planetar, puna dhe jeta juaj private do të sjellin avantazhe që deri sot nuk i shpresonit. Ju që jeni single përgatituni për një “boom” të vërtetë në jetën tuaj sentimentale.

Bricjapi
Ndikimi negativ i Marsit në shenjë do t’ju dekurajojë në çështjet tuaja financiare dhe private. Në mbrëmje do të bëheni tepër melankolik por miqtë tuaj më të mirë do t’ju ndryshojnë humorin.

Ujori
Sot pikëpamjet tuaja profesionale do të kenë shumë vlerë dhe do të sjellin edhe avantazhe në takimet tuaja. Problemi juaj i vetëm është sfera sentimentale e cila lë për të dëshiruar.

Peshqit
Hëna në shenjë mund të ndërlikojë pak punën tuaj. Ankthe të ndryshme të t’ju shoqërojnë në vendimet dhe objektivat që keni caktuar. Kujdes në raportet tuaja me familjen. Evitoni grindjet.

August 13, 2020 00:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim