Horoskopi, 13 qershor 2018

June 13, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 13 qershor 2018

Dashi

Afërdita është në një orbitë shumë të favorshme dhe bashkë me Jupiterin bën që të lindurit e kësaj shenje të jenë të favorizuar në mënyrë të veçantë në planin sentimental. Mjaft aktivë në punë.

 

Demi

Pas një periudhe më të vështirë, duket se është rikthyer normaliteti. Situata e favorshme yjore duhet shfrytëzuar në maksimum. Mos merrni zotime të cilat s’mund t’i mbani.

 

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, kuadri yjor paraqitet shumë pozoitiv, sidomos në drejtim të sektorit të parave. Pritet një takim mjaft intersant, nga i cili do të të dilni vërtet të fituar.

 

Gaforrja

Jupiteri është në një pozicion shumë të favorshëm për ju, por është Hëna nga ana tjetër ajo që mund t’jua komplikojë gjërat. Në planin sentimental gjërat duket se po lëvizin për mirë.

Luani

Sot ka shumë të ngjarë që të lodheni shumë e rë arrini vërtet pak, pasi Hëna ju bën konfuzë. Ndërkohë që në marrdhëniet shoqërore nuk është se shkëlqeni. Sa vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët!

 

Virgjëresha

Po të gjykosh nga pozicioni i yjeve, sidomos nga ndikimi pozitiv i Mërkurit, mund të thuhet se sot sektori më i sukseshëm do të jetë ai i punës. Por, kujdes, se për paratë nuk mjaftojnë vetëm yjet e mirë.

 

Peshorja

Me një situatë të tillë yjore, të lindurit e kësaj shenje nuk mund të ndjehen veçse të kënaqur, sidomos pas hyrjes së Hënës, që duket se jua ndriçon rrugën për… eros. Jeni shumë të vrullshëm.

 

Akrepi

Ecuria e ditës së sotme pritet të jetë deri diku me hope, për shkak të alternimit të ndikimit të Marsit dhe Uranit në shenjë. Ndërkohë, me gjithë përpjekjet tuaja fusha sentimentale është e zbehtë.

 

Shigjetari

Një mori problemesh dhe impenjimesh ju presin sot, prandaj bëni mirë të tregoheni sistematikë, për të mos rënë në konfuzion. Humori jo edhe aq i mirë për shkak të Hënës jo edhe aq pozitive.

 

Bricjapi

Jeni shumë të karikuar emocionalisht e kjo bën që të mos jeni aq precizë e herë-herë edhe të gaboni. Ambicja, vitaliteti dhe dëshira për të bërë shumë më tepër nuk ju mungojnë, por duhet maturi.

 

Ujori

Situata yjore është pozitive dhe stimuluese në shumë drejtime, por ajo që ndikon drejtpërdrejt në krijimtarinë tuaj do të jetë Hëna. Mundohuni të jeni më kërkues ndaj vetes e të tjerëve.

 

Peshqit

Përgatituni për një ditë intensive, deri diku edhe të lodhshme, pasi Saturni dhe Plutoni në shenjë në kontrastin ndërmjet tyre jua vështirësojnë së tepërmi punën. Mirë shendeti.

June 13, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*