Horoskopi, 14 gusht 2016

August 14, 2016 00:43

Horoskopi, 14 gusht 2016

Dashi

Sot për ju pritet një ditë e mjaft intensive dhe me zhvillime kryesisht pozitive në aspektin profesional. Nga ana tjetër, duhet përfitoni nga harmonia që rrezaton Afërdita në planin sentimental.

 

Demi

Sot, ka shumë të ngjarë që shumë prej jush të jenë protagonistë ose në qendër të vëmendjes,  prandaj duhet të keni kujdes që të mos bini në vetkënaqësi, çka mund t’ju sjellë shumë dëme.

 

Binjakët

Ndoshta nuk do të jetë ndonjë ditë kushediçfarë për financat tuaja, pasi është akoma shpejt për të bërë bilance, por në aspektin sentimental do të jetë një ditë shumë interesante.

 

Gaforrja

Marrëdhëniet shumë të mira jo vetëm me partnerin por edhe me të gjithë ata që ju rrethojnë do t’ju vlejnë edhe në një ditë aspak të favorshme, siç janë gjasat të jetë kjo e sotmja.

 

Luani

Me Marsin në një pozicion të papërshtatshëm gjërat nuk ka se si shkojnë mirë edhe pse ju mundoheni që të mos bini moralisht kur nuk ju ecën. Mund t’ju ecë më shunmë në dashuri.

 

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shjenje sot mund të kenë te Hëna një aleat më shumë, çka do të bëjë që dita në planin afektiv të jetë shumë e mirë. Keni nevojë për një mbështetje, por hezitoni të kërkoni ndihmë.

 

Peshorja

Barazpesha në shenjën tuaj do të sjellë ekuilibre edhe në raportet tuaja me të tjerët. Mundohuni të mos nxitoheni e të gjykoni më me qetësi për problemet që ju dalin. Fusha sentimentale duket mjaft aktive.

 

Akrepi

Ndoshta do t’ju duhet të ndryshoni diçka sot, ose në planet tuaja ose në sjelljen në raport me një tjetër, për të shmangur një përplasje që mund të jetë e pakthyeshme. Nuk keni pse e refuzoni ndihmën e dikujt.

 

Shigjetari

Sot ju këshillohet të tregoheni kudo e në çdo gjë shumë të matur, sepse  nga një hap i hedhur gabim mund të bëjë ti thoni lamtumirë një ëndrre të vjetër. Më të hapur ndaj partnetrit.

 

Bricjapi

Edhe për ju është Merkur ai që do t’i japë gjallëri jetës suaj, sidomos në pjesën e dytë të ditës, aftësia juaj për të marrë përgjegjësi do të jetë një anë shumë pozitive në një marrëveshje.

 

Ujori

Planeti i kuq sot është në një pozicion të tillë që stimulon te ju fantazinë dhe në momente kritike do të arrini të gjeni zgjidhje gjeniale. Kujdes nga tendenca për t’u kapur me këdo edhe për vogëlsira.

 

Peshqit

Marsi në në shenjën tuaj, ju jep jo vetëm stimujt dhe energjitë e nevojshme për të cilat vërtet që kini nevojë, por edhe aftësi bindëse dhe  komunikueshmëri nëm raportet me të  tjerët.

August 14, 2016 00:43
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*