Horoskopi, 14 janar 2020

January 14, 2020 01:00 Updated

Horoskopi, 14 janar 2020

Dashi

Ndonëse Diellin e Saturnin e deri diku edhe Jupiterin sot mund t’i keni kundër, dita e juaj pritet të jetë kryesisht e mirë. Është Marsi që ju jep energjitë e duhura. Mirë edhe shëndeti.

Demi

Sot është mirë të përfitoni nga një Hënë pozitive për të ristabilizuar raportet ndërpersonale dhe për ata që janë single një njohje e re mund të kthehet në një dashuri të re. Kujdes shpenzimet.

 

Binjakët

Në një ditë kur shumë yje i keni kundër dhe humori juaj le shumë për të dëshiruar është e udhës të tregoheni të tërhequr të prisni sa të kthjellohen gjerat. Kujdes edhe me shëndetin.

 

Gaforrja

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë pozitive dhe aftësitë tuaja organizuese e këmbëngulja për t’ia dalë mbanë do ju japin rezultatet e pritura. Më shumë duhet të bëni për partnerin.

Luani

Edhe pse mund të jeni në qendër të ndonjë “sulmi” nga të tjerët, kjo nuk ju tremb aspak sepse tashmë jeni mësuar t’u bëni ballë. Hëna pozitive stimulon erosin dhe iu rrit entuziazmin.

 

Virgjëresha

Nëse e shihni se nuk gjërat nuk ecin ashtu si do të dëshironit., mos insistoni se në fund të fundit nuk i bihet murit me kokë. Merruni më shumë më problemet tuaja të brendshme.

Peshorja

Jeni të vetëdijshëm për atë që kërkohet nga ju dhe kjo sikur jua lehtëson ndjeshëm punën. Sidoqoftë dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa në planin profesional shumë aktive.

Akrepi

Sot mund të jetë dita juaj e fatit, por duhet të dini të shfrytëzoni mirë rastet që mund t’ju paraqiten në planin profesional. Një ditë e mirë gjithashtu edhe për raportet me miqtë e të dashurit.

Shigjetari

Pritet një ditë e ngarkuar e më momente të caktuara mund të jetë edhe shumë e lodhshme. Pozitive raportet me të tjerët, por duhet të jeni më diplomatikë e të evitoni debatet e kota.

Bricjapi

Në përgjithësi të lindurit e kësaj shenje do të jenë në egidën e yjeve të mirë. por kjo nuk do të thotë se do ta keni gjithandej fushë me lule. Një udhëtim të parashikuar mos e shtyni më.

 

Ujori

Pas një periudhe qetësie tani duket se do të merrni hov e kjo ju bën mirë sepse disa pengesa nuk mund të kalohet duke qëndruar në tërhequr. Pritet një mbrëmje interesante në plani sentimental.

 

Peshqit

Po kaloni një moment mjaft të mirë e ndoshta një sukses në planin profesional ju ka bërë më fletë, por kujdes, se dëshira për të bërë më tepër mund të kthehet në boomerang. Mirë shëndeti.

January 14, 2020 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*