Horoskopi, 14 janar 2021

January 14, 2021 00:05

Horoskopi, 14 janar 2021

Dashi
Megjithëse Mërkuri është në një orbitë jo edhe aq të favorshme, sot në aspektin krijues do keni stimuj të mjaftueshëm për t’u angazhuar në këtë apekt. Raportet me partnerin priten të jenë intensive.

Demi
Pak nervozizëm dhe ndoshta edhe pak mërzitje do të spikasin në ditën e sotme duke bërë që në momente të caktuara të dilni nga natyra juaj. A nuk ju duket se e teproni ca me të ngrënët?.

Binjakët
Është pikërisht kalimi i Mërkurit një orbitë të “butë”në shenjën tuaj që do të harmonizojë edhe veprimet tuaja. Ky ndikim bën që nga ana financiare edhe nga ana sentimentale të shkojë gjithçka mirë.

Gaforrja
Asgjë e re gjatë ditës së sotme që pritet të hetë e qetë. Momente melankolike për shkak të Hënës dominuese, ndërsa në mbrëmje, ardhja e dikujt do të bëjë që gjendja shpirtërore të përmirësohet.

Luani
Qielli juaj edhe sot është shumë pozitiv, sidomos në aspektin ekonomik, ku pritet të korrni frutet e një pune që ju ka munduar shumë. Në mbrëmje do të keni mundësi të reflektoni mbi gjithçka.

Virgjëresha
Janë pasioni dhe dëshira për të punuar dhe për të arritur qëllimet tuaja që do të sjellë edhe një zhvillim pozitiv nga ana profesionale. Nuk do t’ju mungojnë shanset edhe në aspektin sentimental.

Peshorja
Disi hezitues dhe të pavendosur për disa çështje të rëndësishme që kërkojnë një përqendrim maksimal nga ana juaj. Mundohuni të reagoni me gjakftohtësi edhe atëherë kur ju sulmojnë.

Akrepi
Afërdita në shenjë ju bën të jeni shumë tërheqës jo vetëm në sytë e partnerit por edhe në sytë e kolegëve që punojnë me ju dhe që më së fundi mund të bashkëpunojnë në projekte të rëndësishme.

Shigjetari
Hëna dhe Mërkuri bashkëveprojnë në mënyrë shumë pozitive për ju. Është momenti i duhur për të shpalosur idetë tuaja. Një udhëtim i shkurtër do t’ju vlejë shumë për punën tuaj në të ardhmen e afërt.

Bricjapi
Dukeni disi të lodhur me gjithë përpjekjet që po bëni për të realizuar projektet që tashmë presin për t’u vënë në zbatim. Jeta në çift duket paksa e trazuar, por është vetëm diçka kalimtare.

Ujori
Sot do të keni mbështethen e Mërkurit dhe prandaj do t’ju karakterizojë një entuziazëm dhe një dëshirë për të ndërrmarrë gjëra dhe vendime të rëndësishme. Është ky shpirti i duhur për të ecur përpara.

Peshqit
Krijimtaria juaj dhe intuita që herë pas here spikasin ju bëjnë shpesh që të fitoni pikë, që do të thotë edhe punë, rrjedhimisht para dhe sukses. Idetë e reja nuk ju mungojnë, por duhet të dini t’i parashtroni.

January 14, 2021 00:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim