Horoskopi, 14 korrik 2014

July 14, 2014 00:46

Horoskopi, 14 korrik 2014

Dashi

Hëna është në një orbitë të favorshme për jetën private e në mënyrë të veçantë për raportet ndërpersonale, ku keni edhe më shumë vështirësi. Shihni qimen në syrin e tjetrit, por traun në syrin tuaj?…

 

Demi

Situata yjore është në lëvizje të vazhdueshme dhe për fatin tuaj të mirë, janë të shumtë yjet pozitivë që do t’ju marrin në mbrojtje. Sa më të matur të jeni, aq më mirë do të jetë për ju.

 

Binjakët

Eshtë e nevojshmë që në një situataë të vështirë të mos humbni orientimin, pasi vetëm nëse ruani kthjelltësininë mund ta ktheni në favorin tuaj. Hëna sjell stimuj të rinj për erosin.

 

Gaforrja

Zhvillime të reja, nga të cilat duhet të përfitoni, priten në aspektin profesional, ndërsa në anën tjetër, jeta juaj sentimentale duket se do të njohë ripërtëritje, pas hyrjes së Afërditës në shenëju.

 

Luani

Do ta keni vërtet të vështirë sot, si për të gjetur kohën për t’u marrë me të gjitha impenjimet, ashtu edhe për t’u kujdesur për vetveten. Të duasdh është shumë më mirë se të urresh, apo jo?

 

Virgjëresha

Sot mund t’ju duhet të merrni vendime të prera për të ardhmen tuaj e për këtë do të keni mbështetjen e Marsit që ju bën më të vendosur se kurrë. Kontakte, takime e bisda të favorizuara nga merkuri.

 

Peshorja

Eshtë një periudhë në të cilën Merkuri, i vendosur në një orbitë të papërshtatshme mund të stimulojë ankthet e shqetësimet, pa ndonjë motiv të caktuar. Nga kjo e pëson humori dhe gjendja shpirtërore.

 

Akrepi

Ju pëlqen të dilni nga skemat e të jeni trasgresivë, por kjo varet nga ambienti dhe njerëzit ju rrethojnë. Nëse sot jeni paksa kontradiktor me veten, e keni “peshqesh” nga Merkuri “grindavec”.

 

Shigjetari

Ka diçka që nuk shkon mirë dhe kjo ju bën të tregohenio reflektivë e jo shumë entuziastë për perspektivën. Por është fjala për gjëra kalimtare, prandaj mos e mundoni veten pa shkak.

 

Bricjapi

Pritet që dita e sotme të jetë mjaft intensive, që në orët e para të saj, pasi Eshtë Merkuri që ju “shkund” nga plogështia dhe ju imponon ritme marramendëse. Pak më të shoqërueshëm.

 

Ujori

Në planin profesional do të jeni në një ditn të mirë,  por sa e vështirë do të jetë për të tjerët të komunikojnë me ju! Ndoshta ngaqë sot preferoni të qëndroni mënjanë e nuk doni t’ju trazojë njeri.

 

Peshqit

Yjet thonë se dita e sotme do të shënojë fillimin e një periudhe shumë të mirë dhe gjendja juaj psikofizike do të shënojë një rritje të ndjeshme. Por kujdes, ripërtëritja juaj nuk i pëlqen dikujt.

July 14, 2014 00:46
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*