Horoskopi, 14 shkurt 2013

February 14, 2013 13:09

Horoskopi, 14 shkurt 2013

Dashi

Është sërish Marsi që vazhdon të jetë protagonist në shenjën tuaj, por sot falë tij mund të jeni të lirshëm dhe madje të vendosur për të hedhur një hap përfundimtar. Shëndeti mirë.

 

Demi

Qielli juaj pritet të jetë sërish pozitiv në aspektin e punës, prandaj dita e sotme do të ketë zhvillime interesante në këtë drejtim. Pozicioni aktual i Afërditës siguron raporte të qëndrueshme me partnerin.

 

Binajkët

Sot do të jeni nën udhëheqjen e Uranit në një orbitë shumë të favorshme, e cila do t’ju sjellë stimujt e nevojshëm për të përballuar intensitetin e një dite ku duhet të tregoheni shumë aktivë. Mirë edhe erosi.

 

Gaforrja

Një ditë e ngarkuar me shumë angazhime kërkon jo vetëm një përgatitje të mirë psiko-fizike, por edhe objektiva të qarta, ndryshe do të bini në konfuzion e nuk do ta përfundoni dot.

 

Luani

Kuadri yjor sot “flet “ për  një ditë vërtet të vështirë, pasi dyshja Mars e Saturn mund të sjellin vetëm pështjellim. Megjithatë në planin sentimental keni një shans të mirë pas një njohjeje të re.

 

Virgjëreshat

Sot të lindurit e kësaj shenje duket se do të jenë të preferuarit e yjeve, pasi duket se do të kenë një mbështetje të plotë prej tyre. Por kujdes në raportet ndërpersonale, mund të kriset një raport.

 

Peshorja

Kontrasti i Marsit dhe Uranit në shenjë do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe te ju, prandaj sot do të jeni disi konfuzë dhe ndoshta edhe nervozë, prandaj bëni kujdes në diskutime me të tjerët.

 

Akrepi

Duhet të vazhdoni të ndiqni një objektiv tuajin, pasi keni akoma mundësi të mira për t’ia dalë mbanë edhe pse mund t’ju duket e pamundur. Nuk do t’ju mungojë mbështetja e një miku të mirë.

 

Shigjetari

Duket një qiell vërtet interesant, me kaq shumë planete pozitive mbi kokë, çka do të thotë se pritet një ditë mjaft e mirë për ju. Mundohuni të mos krijoni situata tensioni me partnerin.

 

Bricjapi

Edhe pse kuadri yjor parashikon një ditë përgjithësisht të mirë, nuk do të mungojnë momente në të cilat do t’ju duket se të gjithë janë kundër jush. Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e një mikut tuaj.

 

Ujori

Do të jeni nën ndikimin e një Hëne mjaft aktive, e cila veç të tjerave, do të stimulojë shumë edhe sensin tuaj të aventurës. Kujdes, sepse kjo mund të sjellë mosmarrëveshje me partnerin.

 

Peshqit

Për të lindurit e kësaj shenje parashikohet një ditë e mirë në përgjithësi, ndonëse nuk pritet ndonjë ngjarje e rëndësishme. Mërkuri do t’ju mbështesë për të arritur një objektiv.

February 14, 2013 13:09
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*