Horoskopi, 14 shkurt 2018

February 14, 2018 01:00 Updated

Dashi

Edhe pse kuadri yjor në përgjithësi për ju vazhdon të jetë i mirë, sot nuk do ta keni të lehtë për t’ia dalë mbanë në një çështje të koklavitur. Situatë e turbullt edhe në planin profesional.

 

Demi

Parashikohet një ditë e mirë, por që mund të bëhet e shkëlqyer nëse do të arrini të shfrytëzoni shanset e mira që do t’ju paraqiten edhe me ndihmën e Mërkurit në shenjë. Me takt me partnerin.

 

Binjakët

Me gjithë largimin e Saturnit, pas një kohe të gjatë në shenjën tuaj, sot mund të ndjeheni të “zbrazur” dhe me pak vullnet për të punuar. Mund të keni kontakte dhe njohje që nuk do ju zhgënjejnë.

 

Gaforrja

Një Afërditë në një pozicion shumë të favorshme në shenjë duhet shfrytëzuar në maksimum, sidomos kur është fjala për fushën sentimentale, ku mund të keni një feeling të ri me dikë.

 

Luani

Sot janë një seri planetesh si Marsi dhe Saturni e Urani, që ju bëjnë entuziastë me energjitë që ju sjellin, por mund të zhgënjeheni kur rezultatet të dalin të ndryshme nga ato që prisni ju.

 

Virgjëresha

Eshtë një moment i mirë, në një periudhë të suksesshme të punës suaj, e cila do të bëjë që sukseset të jenë të dukshme. Eshtë Saturni që ju jep jo vetëm forcë, por ju bën konkretë.

 

Peshorja

Do të jeni nën pushtetin e një Marsi që është i papërballueshëm, por që në fund të fundit, edhe pse stresues, ju sjell energji dhe forcë vullneti pa të cilat nuk bëni dot. Pse kaq nostalgjikë?

 

Akrepi

Kuadri yjor është disi i turbullt, por ajo për të cilën duhet të tregoni kujdes ka të bëjë me dobësimin e mëtejshëm të pozicionit tuaj. Tregoni shumë pak interes për fushën sentimentale.

 

Shigjetari

Eshtë tranziti i disa planeteve që ju bën të jini të nxituar, por sot mund të keni një arsye më shumë për të qenë të tillë, sepse situata në ambientin ku punoni po ndryshon me shpejtësi.

 

Bricjapi

Situata yjore për ju që i përkisni kësaj shenje duket disi e ngarkuar, por kjo nuk do t’ju pengojë të arrini me çdo kusht një objektiv të rëndësishëm. Pse kërkoni të dalë gjithmonë e juaja?

 

Ujori

Asgjë e re nga fronti zodiakal, mund të thuhet për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje, ndonëse Marsi mund “të trazojë” disi “ujrat” e të sjellë ndonjë të papritur. Erosi pritet të jetë mjaft pozitiv.

 

Peshqit

Pas një periudhe që nuk ka qenë shumë e mirë, duket se gjërat janë duke ndryshuar pozitivisht, sidomos në raportet ndërpersonale. Mendimet tuaja duket se u pëlqejnë njerëzve të rëndësishëm.

February 14, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*