Horoskopi, 14 tetor 2017

October 13, 2017 23:49

Horoskopi, 14 tetor 2017

Dashi

Afërdita, duke qenë në një orbitë harmonioze me Jupiterin bën që të lindurit e kësaj shenje të jenë të favorizuar në mënyrë të veçantë në planin sentimental. Intensiva dita në planin profesional.

 

Demi

Pas një periudhe me disi të vështirë, duket se rruga para jush është e hapur dhe nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të vazhdoni në këtë drejtim. Nuk duhet të merrni mbi vete përgjefjësi që nuk ju takojnë.

 

Binjakët

 

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, yjet që do t’ju mbështesin janë disa, prandaj nuk duhet të dorëzoheni me vështirësitë e para. Nnëse akoma nuk e keni vënë re këtë, kjo është vetëm thjesht çështje kohe.

 

Gaforrja

Afërdita në një pozicion të papërshtatshëm për ju, dhe nga ana tjetër Hëna që ju sheh “shtrembër” nga lart bëjnë që sot dita të jetë disi e vështire. Shumë problematike sot fusha sentimentale.

 

Luani

Sot ka shumë të ngjarë që ana private e juaja t’ju sjellë më shumë kokëçarje, ndërkohë që në marrdhëniet shoqërore ka shumë gjëra për të riparuari. Sa vështirë të bini dakord me të tjerët!

 

Virgjëresha

Po të gjykosh nga pozicioni i yjeve, sidomos nga ndikimi i Merkurit, mund të thuhet se sot biznesi do jetë i shkëlqyer. Por, kujdes, se për paratë nuk mjaftojnë vetëm yjet e mirë.

 

Peshorja

Me një situata të tillë yjore, të lindurit e kësaj shenje nuk mund të ndjehen veçse të kënaqur, sidomos pas hyrjes së Hënës, që duket se jua ndriçon rruigën për… eros.

 

Akrepi

Ecuria e ditës së sotme pritet të jetë në formë pak a shumë sinosuidale. për shkak të alternimit të ndikimit të marsit dhe Uranit në shenjë. E zbehtë fusha sentimentale.

 

Shigjetari

Një seri impenjimesh e angaszhimesh të marra në ditët e shkuara do t’ju “hanë” jo pak kohë të çmuar gjatë ditës së sotme, duke iu detyruar të ndryshoni programin dhe planet.

 

Bricjapi

Edhe ju vetë e konstatoni se ambicja, vitaliteti dhe dëshira për të bërë shumë më tepër se deri tani janë në rritje. Dhe kjo sepse është rritur ndjeshëm edhe ndikimi i Marsit agresiv.

 

Ujori

Orbitat planetare janë stimuluese në shumë drejtime, por ajo që ndikon drejtpërdrejt në krijimtarinë tuaj do të jetë Hëna. Vetëm se duhet të jeni më kërkues ndaj vetes suaj.

 

Peshqit

Ka shumë të ngjarë që dita e sotme të jetë e lodhshme, pasi Saturni dhe Plutoni në shenjë do t’ua vështirësojnë së tepërmi punën. Krenaria bën që përkundër gjërave të thjeshta, të kërkoni zgjidhjet më të vështira.

October 13, 2017 23:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*