Horoskopi, 15 gusht 2018

August 15, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 15 gusht 2018

Dashi

Mbështetja që keni nga shumë yje sot duhet të jetë një stimul i mirë për të gjithë që i përkisni kësaj shenje, ndonëse jo gjithçka duhet  ta prisni nga qielli. Sa skeptikë ndaj partnerit tuaj!.

 

Demi

Edhe pse mund të jeni në momentin më të përshtatshëm për të vazhduar në një drejtim të caktuar në punë, sot yjet , më konkretisht Afërdita, do t’ju orientojë në një drejtim tjetër. Në atë të dashurisë.

 

Binjakët

Është një periudhë shumë pozitive që po kaloni në aspektin e punës, e cila  duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë, pasi edhe mbështetja e yjeve, sidomos e Merkurit do të jetë e tillë.

 

 

Gaforrja

Sot duhet të bëni shumë kujdes në raportet ndërpersonale, pasi keni prirjen për t’u kapur me të gjithë edhe për gjërat më të vogla. Më shumë besim te ata që duan vërtet t’ju ndihmojnë.

 

Luani

Do të jeni të mbështetur nga Marsi, Hëna dhe Afërdita, prandaj nuk duhet ta frenoni veten për iniciativa në të gjitha fushat e jetës. Mund të jeni ju pikërisht ju ai ku kërkon të mbështetë një epror.

 

 

Virgjëresha

Janë pikërisht kontrastet e planetëve në shenjën tuaj që  bëjnë të jeni edhe ju kontradiktore me të tjerët, enë raste të caktuara edhe me veten tuaj. Më shumë duhet të bëni për raportet me partnerin.

 

Peshorja

Një situatë yjore e ekuilibruar, ku një mori planetesh në shenjën tuaj  ju favorizojnë, duke kundërshtuar kësisoj edhe ndikimin negativ të Saturnit. A nuk keni përshtypjen se jeta juaj sentimentale është vakët ?

 

Akrepi

Duket se sot mund të kurorëzohen përpjekjet tuaja për të arritur atë që dëshironi. Përse kërkoni të bëni gjithçka vetë kur keni të tjerë rreth vetes që mund të ju ndihmojnë jo pak ?

 

Shigjetari

Jupiteri sot është planeti juaj, i cili do të t’ju favorizojë jo pak që ta keni më të lehtë për të arritur synimet tuaja. Por kujdes, sepse keni prirje të lini gjërat përgjysmë e kjo ju dëmton së tepërmi.

 

Bricjapi

Përvishni mëngët e futuni punës, sepse është Mërkuri që sot favorizon në mënyrë të veçantë në këtë drejtim. Një investim i dikurshëm duket se po fillon tani të japë rezultatet e para pozitive.

 

Ujori

Në planin sentimental duket se do të jenë shumë të favorizuar në këtë periudhë dhe ky është momenti i duhur për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë që ju paraqiten. Kujdes nga sëmundjet e stinës.

 

Peshqit

Përgatituni për një ditë relativisht të vështirë sepse sot jo vetëm që nuk do të keni mbështetjen e yjeve, por  janë edhe ata që ju rrethojnë sot nuk i keni për asgjë, në mos për t’ iu prishur punë.

August 15, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*