Horoskopi, 15 janar 2020

January 15, 2020 00:01

Horoskopi, 15 janar 2020

Dashi

Marsi në shenjë sot mbështet aktivitetin në sektorin ku operoni, sidomos ata që kanë sipërmarrje të lirë. Nga ana tjetër duket se është ditë shumë e përshtatshme edhe për fushën sentimentale.

 

Demi

Kthjelltësia dhe forca e mendimit sot janë armët tuaja më të mira, të stimuluara edhe nga yjet pozitive, por duhet të dini t’i shfrytëzoni më së miri. Interesant edhe sektori i erosit.

 

Binjakët

Duket një kuadër yjor mjaft i mirë dhe raste e favorshme për ju nuk do të mungojnë, Thjesht duhet të dini të kapni momentin e duhur. Ndoshta ka ardhur momenti të konkludoni në një marrëveshje

 

Gaforrja

Sot Hëna tejet pozitive jo vetëm ju rrit gjallërinë dhe sensibilitetin, por ju kthjellon edhe idetë. E mirë gjithashtu dita në planin e punës por mjaft të favorizuara raportet ndërpersonale.

 

Luani

Situata yjore është disi e paqartë dhe kjoi bën që edhe ju të jeni disi konfuzë e në ndonjë rast edhe nervozë. Megjithatë, po të tregoni pak durim gjerat do të qartësohen shumë shpejt.

 

Virgjëresha

Sot pritet vërtet një ditë mjaft e bukur, jo thjesht në aspektin meteorologjik, por në fushat ku operoni e në mënyrë të veçantë në planin sentimental. Mos u nxitoni në marrjen e një vendimi.

 

Peshorja

Një situate yjore ku Afërdita sot ndikon negativisht duhet të tregoheni të matur për të mos prishur raportet në planin sentimental. Dikush ju sulmon por kjo s’do të thotë të rrini të tërhequr.

 

Akrepi

Nuk ju mungon as dëshira e as vullneti për të qenë aktive, por duhet të lini mënjanë një ndjenjë protagonizmi që manifestohet tek ju. Pritet një mbrëmje e bukur në fushën e ndjenjave.

 

Shigjetari

Një ditë mjaft impenjuese në punë kërkon edhe gatishmërinë tuaj, prandaj lërini për më vonë gjërat e tjera që kanë më pak rëndësi për ju. Mirë paratë, por kujdes raportet me të tjerët.

 

Bricjapi

Kuadri yjor është pozitiv për ju, por kujdes sepse ambicia juaj për të arritur me çdo kusht atë që dëshironi më së shumti mund t’ju prishë punë. Rastet e mira nuk mungojnë por duhet të dini t’i shfrytëzoni.

 

Ujori

Pritet një fillim dite jo shumë i mirë, por falë aftësive tuaja do të dini të rikuperoni kohën e humbur të ktheni gjithçka në favor. Kujdes, mos bini pre e ndonjë provokimi në planin sentimental.

 

Peshqit

Keni një forcë të brendshme të admirueshme që do të bëjë të mos e ndjeni shumë ndikimin negativ të Hënës. Një takim i papritur mund të sjellë një ndryshim shumë pozitiv për ju.

January 15, 2020 00:01
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim