Horoskopi, 15 mars 2016

March 15, 2016 00:44

Horoskopi, 15 mars 2016

Dashi

Kuadri yjor nuk paralajmëron mirë, sidomos në planin financiar, prandaj ju këshillohet që të përdorni të gjithë aftësitë tuaja për të administruar mirë paratë. Erosi në lartësinë e duhur.

 

Demi

Pritet një ditë përgjithësisht pozitive dhe armët tuaja kryesore sot do të jenë vullneti dhe papërkulshmëria. Megjithatë në raportet me të tjerët, ju duhet edhe pakëz ”diplomaci”.

 

Binjakët

Për të lindurit e kësaj shenje, duket se kuadri yjor pas largimit të Marsit  po plotësohet gradualisht, ndërkohë që nga ana tjetër mungesa e përqendrimit është efekt i Hënës negative.

 

Gaforrja

Ndonjë problem i vogël në punë nuk mund ta errësojë aspak suksesin e pritshëm në planin profesional për ju, ndërsa në planin sentimental nuk keni kurajën për t’ia hapur zemrën dikujt.

 

Luani

Ndoshta ngaqë e keni me veten tuaj (reagoni me vonesë ndaj gabimeve) bëheni grindavecë e nuk ju pëlqen asgjë e të tjerëve. Megjithatë, me Afërditën pozitive mund të zbuteni.

 

Virgjëresha

Tashmë që Marsi, ndonëse konsiderohet si një nga planetët e “rreptë” është përfundimisht në shenjën tuaj, nga pikëpamja karakteriale do të keni një mbështes shumë të vlefshëm.

 

Peshorja

Sot pritet të jeni në mëdyshje, pasi nga njëra anë jeni në presionin e Marsit, që ju imponon qëndrime të ashpra e nga ana tjetër Afërdita e ndjenjave delikate. Hajde zgjidh tani…

 

 

Akrepi

 

Ju këshillonte që për një periudhë të shkurtër të evitoni marrje e impenjimeve, pasi  nuk keni as energjitë e as gjendjen psikofizike për të përballuar ngarkesa të tjera veç atyre që keni tashmë.

 

Shigjetari

Duket se me gjithë rezultatet pozitive, dita për sot nuk do të jetë edhe aq e lehtë dhe, në mënyrë paradoksale, ato që do t’ju pengojnë më shumë do të jenë pikërisht njerëzit tuaj.

 

Bricjapi

Mos kini frikë të ndërmerrni edhe iniciativa që mund të duken jashtë mundësive tuaja, pasi në sajë të dyshes Merkur dhe Afërditë do të keni energji të jashtëzakonshme.

Ujori

Marsi është në një pozicion që, në aspektin psiokofizik do të jetë inspiruesi juaj por rrezikoni që të jeni arrogante në raportet me të tjerët. Bëni më shumë kujdes me shpenzimet.

 

Peshqit

Sot kuadri yjor premton se do të jetë një dite mjaft e mirë për ju dhe kështu, më në fund do të hiqni dorë nga ideja se jeni gjithmonë  të pafat. Një njohje e re mund të sjellë zhvillime interesante.

March 15, 2016 00:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim