Horoskopi, 15 nëntor 2019

November 15, 2019 00:02

Horoskopi, 15 nëntor 2019

Dashi

Sot kuadri yjor, me përjashtim të Hënës, duket se është më i favorshëm për ju, prandaj parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive si në aktivitetin ekonomik ashtu edhe në raportet me të tjerët.

 

Demi

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot do të keni një mori yjesh me vete, të cilët do të bëjnë të rikuperojnë shumë nga ato që nuk kanë realizuar ditët e kaluara. Situata financiare duket në përmirësim.

 

Binjakët

Merkuri, që është edhe ylli juaj i mirë, bën që sot të jeni shumë të lirshëm, natyralë dhe shumë komunikues me të tjerët.  Sigurisht që Marsi ju përtërin energjitë, por sjell edhe pasion.

 

Gaforrja

Duket se situata është e paqëndrueshme dhe rreth jush ka një klimë të përgjithshme pritjeje, çka ju bën edhe ju të matur dhe hezitues. Ndoshta nuk është tamam momenti për të bërë një zgjedhje definitive.

 

Luani

Edhe të lindurit e kësaj shenje sot duket se janë “të privilegjuar” pasi do të kenë mbi kokë një numër yjesh dashamirës. Me përjashtim të Hënës, e cila mund të ndikojë negativisht në planin sentimental.

 

Virgjëresha

Edhe pe nuk është ndonjë moment pozitiv për ju, pasi janë një numër yjesh që nuk “ju shohin me sy të mirë”, duhet të bëni durim sepse situata do të ndryshojë shpejt. Frenoni entuziazmin e parakohshëm.

 

Peshorja

Gjeometritë planetare janë shumë harmonike, prandaj edhe dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndonëse impenjimet tuaja do të vinë në rritje. Mërkuri ju jep një sens organizativ të admirueshëm.

 

Akrepi

Në përgjithësi dita e sotme pritet të jetë e qetë, ndërsa ju vetë do të jeni disi të plogët dhe me vështirësi do të rifitoni ritmet tuaja të zakonshme. Jeni pak melankolikë dhe kjo për shkak të Hënës në shenjë.

 

Shigjetari

Situata yjore e trazuar bën që dita e sotme të jetë shumë intensive, me të papritura që do t’ju  imponojnë të ndryshoni herë-pas herë objektivat tuaja. Vetëm Afërdita ju jep sinjale të qarta dashurie.

 

Bricjapi

Për shumë të lindur të kësaj shenje është puna ajo që përbën impenjimin kryesor, prandaj është mirë që të mos i lenë gjërat që kanë të bëjnë me të pas dore. Momente magjike në dashuri.

 

Ujori

Edhe pse në përgjithësi qielli juaj është i qetë, gjendja juaj shpirtërore vazhdon të jetë jo edhe aq e mirë, prandaj sot do të jeni disi pasivë dhe pa shumë interes për gjërat që ju rrethojnë.

 

Peshqit

Në kuadër yjor në lëvizje për shkak të tranzitit të shumë planetëve e bën ditën tuaj sot shumë të ngarkuar në të gjitha aspektet. Megjithatë, kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të jeni optimistë.

November 15, 2019 00:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*