Horoskopi, 15 prill 2014

April 15, 2014 00:51

Horoskopi, 15 prill 2014

Dashi

Një ditë që fillon mirë, sigurisht që do të jetë pozitive. Kot nuk thonë se fillimi i mbarë gjysma e punës, por kjo nuk do të thotë që të flini mendjen më pas. Mirë edhe punët e zemrës…

 

Demi

Edhe për ju kuadri yjor duket shumë pozitiv, por kujdes, nuk keni pse të kërkoni me çdo kusht të bëni ju “pararojën”. Një problem i vogël në punë duhet të zgjidhet me durim e maturi.

 

Binjakët

Sot duhet të tregoheni të vendosur, pasi nuk ju intereson më aspak të zvarritni një çështje shumë të rëndësishme për ju. Hëna “zevzeke” sot është shkak që të mos jeni shumë të shoqërueshëm.

 

Gaforrja

Sektori i punës, i biznesit apo i aktivitetit ekonomik në përgjithësi duket se do të jetë më i favorizuari, duke pasur parasysh vendosjen e planetëve në orbitat përkatëse. Erotizmi në pikun e vet.

 

Luani

Edhe pse mund të keni ndonjë objeksion për atë që ju jep puna sot, nuk duhet të jeni shumë pretendues, ku r e ndjeni vetë se keni bërë pak. Pse kaq “dorështrënguar” në dashuri?!

 

Virgjëresha

Tashmë e keni mbështetjen totale të një Saturni më pozitiv se kurrë, por jeni aq konfuz (ndoshta për shkak të Hënës) saqë nuk dini nga t’ia filloni më parë. Mos u bëni të mërzitshëm me partnerin.

 

Peshorja

Me zbehjen e ndikimit të Marsit në shenjë duket se entuziazmi juaj është shuar disi, e ndoshta kjo ngaqë stresi i akumuluar ka filluar të ndjehet. Kujdes, ruhuni nga ndonjë provokacion.

 

Akrepi

Pas një rënie të vazhdueshme të energjive, duket se sot do të fillojë procesi i rritjes e ju dalëngadalë do të ripërtëriheni. Edhe fusha sentimentale duket se është më e gjallëruar.

 

Shigjetari

Ndoshta nuk do të jetë një periudhë e lehtë kjo, duke gjykuar nga pozicioni i yjeve në shenjë, ku veçanërisht një rol të dorës së parë luan Marsi negativ. Hiqni dorë nga një ide fikse.

 

Bricjapi

Te Mërkuri dhe Afërdita do të keni dy “aleatë” shumë të fuqishëm, mbështetja e të cilët do t’ju japë rezultate shumë pozitive si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë sentimental.

 

Ujori

Marsi në shenjë duket se “llapashitet” në orbitën e vet, aq e zbehtë do të jetë ndihma e tij për ju. Megjithatë, luftarakë sot do të ndjeheni me hyrjen e Saturnit në shenjë. Mirë erosi.

 

Peshqit

Reflekse të menjëhershme dhe një batutë e gatshme janë armët tuaja më të fuqishme me të cilat do t’i bëni për vete edhe ata që janë kundërshtarët tuaj. Mos i mbani idetë për vete.

April 15, 2014 00:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*