Horoskopi, 15 shkurt 2018

February 15, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 15 shkurt 2018

Dashi

Keni kohë në dispozicion për të reflektuar e për t’u përgatitur për një periudhë mjaft intensive, nëse doni që të realizoni idetë tuaja. Kujdes, sepse Marsi në shenjë sjell shumë pështjellim.

 

Demi

Duket se Mërkuri do të bëjë një “hop”  në shenjën tuaj duke ju sjellë atë që ju ka munguar këto kohët e fundit, pra fantazinë dhe frymëzimin për të krijuar. Stimuj pasioni nga Hëna.

 

Binjakët

Në përgjithësi, panorama yjore për ju që i përkisni kësaj shenje do të jetë e mirë me gjithë impenjimet tuaja të shumta. Shikoni pak më me kujdes një ofertë që ju bëhet nga dikush.

 

Gaforrja

Sot do t’ju duhet të jepni maksimumin tuaj për të arritur diçka, pasi Mërkuri në një orbitë aspak të favorshme sjell shumë stres dhe pak zgjidhje. Pjesa e dytë e ditës do të jetë më e qetë me ardhjen e Hënës.

 

Luani

Kalimi i Hënës në shenjën tuaj nuk duket nga ato më të mirat, por gjithsesi sateliti i Tokës do të jetë në anën tuaj. Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj sëmundjeve tipike të stinës.

 

Virgjëresha

Eshtë një ditë që nuk ka se si të mos jeni aktivë me Mërkurin, Afërditën dhe Marsin, të cilët do t’ju sjellin energji të reja për të përballuar një ditë me shumë impenjime. Mirë erosi.

 

Peshorja

Me gjithë “opozitën” e marsit  Mërkuri dhe Afërdita ndodhen në një orbitë të favorshme për ju dhe që do thotë se mbështetëtsja në fushën sentimentale dhe në raportet ndërpersonale nuk do mungojë.

 

Akrepi

Hëna tepër aktive në shenjë do të diktojë sot jo vetëm në jetën tuaj sentimentale, por edhe në raportet shoqërore, ndërsa Marsi ju karikon me energji të reja. Kujdes nga sëmundjet e stinës.

 

Shigjetari

Me një qiell kaq të favorshëm me Jupiterin, Afërditën, Mërkurim e Uranin në shenjë nuk ka sesi të mos jetë një ditë e mirë për ju në të gjitha drejtimet. Shpenzimet janë gjithmonë pika juaj e dobët.

 

Bricjapi

Keni shumë vullnet e pasion për gjithçka që kërkoni të bëni, por keni edhe diçka tjetër që mund të bëjë të mos realizoni dot asgjë. Eshtë padurimi që ju shtyn të hidhni hapa të nxituara.

 

Ujori

Pritet një ditë mjaft aktive për jo, por në disa aspekte edhe e vështirë, pasi e bëjnë të tillë kontrastet e vazhdueshme Mars-Afërditë. Mund  të arrini shumë me një impenjim minimal.

 

Peshqit

Tashmë pranë shenjës suaj është Jupiteri, i cili do të jetë në pjesën më të madhe të tranzitit në këtë shenjë një aleat i juaji. Kujdes, sepse keni tendencë të nënvleftësoni rivalët tuaj.

February 15, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*