Horoskopi, 16 gusht 2015

August 16, 2015 00:10 Updated

Horoskopi, 16 gusht 2015

Dashi

Duket se periudha disi e errët e paradokohshme ka kaluar e tani ju presin ditë shumë më të mira. Me Marisn në shenjë do të ndjeheni më mirë dhe më energjikë, ndërsa erosi në ngjitje.

 

Demi

Në sajë të një hëne në një orbitë shumë të favorshme pritet që dita e sotme të jetë përgjithësisht pozitive në aktivitetin e përditshëm dhe mjaft interesante në dashuri. Mirë shëndeti.

 

Binjakët

Me Merkurin pozitiv në shenjë dhe me një “qiell” dë dominuar nga yje të mirë me siguri që dita e sotme do të jetë nga ato që nuk do të harrohet kollaj. Ka të ngjarë të keni në njohje të re.

 

Gaforjja

Marsi dhe Saturni sot “luajnë” si kundërshtarët tuaj, prandaj pritet një ditë disi problematike ku nuk do të mungojnë tensionet. Kujdes në raportet me të tjerët dhe ën ato me partnerin.

 

Luani

Sot që yjet me ju do tregohen “dorështrënguar” do t’ju duhet që të përpiqeni shumë vetë. Dhe do t’ia dilni mbanë me siguri, pasi kjo ka të bëjë me karakterin tuaj të papërkulur.

 

Virgjëresha

Edhe pse kuadri yjor është përgjithësisht pozitiv, sidomos me Markurin dhe marsin e favorshëm në shenjë, është mirë që të tregoheni të kujdesshëm në hapat që hidhni.

 

Peshorja

Janë yje shumë të ndtitshëm sot ato që ju ndriçojnë rrugën e, për rrjedhojë sot do t’jua bëjnë gjithçka më të lehtë. Kujdes, mos jepni mendime e gjykime nëse askush nuk jua kërkon.

 

Akrepi

Veprimi i Marsit në shenjë jo vetëm që bëhet edhe më evident, por “përplasja” e tij me Saturnin në një orbitë jo të favorshme për ju mund kete reflekse negative. Pozitiv erosi.

 

Shigjetari

Nëse keni në kokë ide apo projekte të reja është momenti më i përshtatshëm për t’i shpalosur, pasi edhe yjet sot janë të gjithë me ju. Kujdes, ruhuni nga “miqtë” armiq, sepse  ju kanë zili.

 

Bricjapi

Me Marsin, Saturnin dhe Merkurin që ndodhen në një linjë mjaft pozitive për ju, nuk ka sesi të mos ju ecë mirë sot, sodomos puna që shtë ën “pole position’. Mjaft i mirë edhe erosi.

 

Ujori

Edhe qielli jauj është i mirë, ndonëse të lindurit e dhjetëditëshit të parë e aknë hënën disi kundër, prandaj janë edhe të irriutueshëm. Mos u mendoni dy herë të bëni një investim.

 

Peshqit

Eshtë Merkuri dhe Marsi që sot do t’ju mbështesin fuqishëm duke ju ruajtur edhe nga ndikimi negativ i dyshes Jupiter-Pluton. Një situatë e ndërlikuar zgjidhet me impenjim, jo duke iu shmangur.

August 16, 2015 00:10 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*