Horoskopi, 16 janar 2020

January 15, 2020 23:57

Horoskopi, 16 janar 2020

Dashi
Sa e vështirë sot për ju për të arritur një marrëveshje! Gjithsesi edhe pse duhet të qëndroni fort në idetë tuaja, ju sugjerohet të jeni më diplomatikë për t’ia dalë mbanë. Mirë shëndeti.

Demi
Po kaloni një moment mjaft të mirë, jeni plot energji e dëshirë për të punuar por kujdes se Hëna edhe pse e favorshme mund t’ju bëjë të jeni të rrëmbyer. Interesante fusha e ndjenjave.

Binjakët
Pritet një ditë shumë pozitive në sektorin ku operoni. Edhe ju jeni nën ndikimin e Hënës pozitive në mbështetje të fushës sentimentale, por nga ana tjetër duhet të administroni më mirë paratë.

Gaforrja
Jeni shumë të dhënë pas punës apo biznesit por duket se keni lënë pas dore raportet me të tjerët. Nuk është e mjaftueshme vetëm prania juaj fizike në shtëpi. Mirë shëndeti.

Luani
Dielli që është mbështetësi juaj kryesor gjatë kësaj dite ju sjell ekuilibra ndërmjet krijueshmërisë dhe forcës apo potencialit fizik. Interesante fusha sentimentale por edhe ajo financiare.

Virgjëresha
Keni shpenzuar shumë e ndoshta pritet të shpenzoni edhe më shumë në të ardhmen, por kjo nuk i lëkund financat tuja, përkundrazi, pas bëhet fjalë për investime. Kujdes sëmundjet e stinës.

Peshorja
Mund të ndodheni para ndonjë të papriture sot, por falë mbështetjes së Merkurit në shenjë do të dini t’ia dilni mbanë me forcat tuaja. Intuita juaj nuk ju gënjen as kur ndodheni në vështirësi.

Akrepi
Eksperiencat edhe kur nuk janë pozitive vlejnë sepse të paktën nuk do të përsëritni të njëjtat gabime në të ardhmen. Marsi sot është mbështetësi juaj duke bërë që të jeni shumë aktivë.

Shigjetari
Hëna dhe Marsi janë në një pozicion shumë të përshtatshëm për ju dhe afrimi edhe i Mërkurit në harmoni me do t’ju vlejnë si rregullatorë të aktivitetit tuaj të sotshëm. Mirë edhe dashuria.

Bricjapi
Diçka mund të mos funksionojë sot dhe mund të keni vështirësi në aktivitetin që ushtroni e kjo mund të vijë edhe nga kontrasti Jupiter-Hënë. Megjithatë, Afërdita është pozitive në planin sentimental.

Ujori
Urani në shenjë sot është mbështetësi kryesor, prandaj vërtet mund të jeni disi të ngrysur e pa shumë humor, por ama do të jeni të avantazhuar në përplasjet me të tjerët. Kujdes paratë.

Peshqit
Pritet një ditë nën shenjën e dashurisë, raporteve mjaft të mira edhe me njerëzit që ju rrethojnë falë harmonisë së Jupiterit e Neptunit në shenjë. Një njohje e re mund të sjellë një ndryshim rrënjësor.

January 15, 2020 23:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*