Horoskopi, 16 nentor 2017

November 15, 2017 23:31

Dashi

Është sërish një periudhë në të cikën të reflektoni ndoshta është gjëja më e mirë e me vend që duhet të bëni. Sidoqoftë, dita e sotme mund të sjellë qetësinë shpirtërore që ju ka munguar më parë.

 

Demi

Ndoshta jeni lodhur më shumë, por tashmë që keni arritur një objektiv, keni kohë të pushoni për të rimarrë veten. Keni një ditë të tërë për të lënë mënjanë streset e telashet e punës.

 

Binjakët

Edhe pse është një periudhë kohe në të cilën nuk ju ka ecur edhe aq shumë, duhet të vazhdoni të jeni të impenjuar në maksimum në planin profesional. Një udhëtim mund të rezultojë shumë interesant.

 

Gaforrja

Edhe pse kuadri yjor mbi kokën tuaj është shumë i kthjellët, jeni ju ata që nuk arrini të ftilloni dot veten. Ndoshta kjo ditë ju ndihmon të dilni nga kjo gjendje konfuze ku ndodheni.

 

Luani

Mërkuri dhe Afërdita edhe sot do të vazhdojnë të jenë në orbita të harmonizuara, por duket se ylli i dashurisë do të jetë edhe ylli që ju ndjek e ju stimulon gjatë gjithë ditës.

 

Virgjëresha

Me Marsin kaq “tekanjoz” në shenjë është normale që dita e sotme të jetë me ritëm skëterre, por edhe me të papritura. Ajo që e bën këtë ditë pozitive do të jetë fusha e dashurisë.

 

Peshorja

Afërdita është në një pozicion shumë favorizues, kështu që ka shumë të ngjarë që dita juaj të jetë kryesisht nën shenjën e raporteve ndërpersonale, ku nuk përjashtohet një njohje  e re.

 

Akrepi

Edhe Dielli së bashku me Afërditën e Mërkurin do të jetë në një orbitë të “hatashme” për ju, duke “kryesuar” një treshe që do t’ju mbështesë në të gjitha aspektet, duke ua bërë ditën mëse të shkëlqyer.

 

Shigjetari

Pas një periudhe në të cilën keni qenë vërtet mjaft aktivë, ja tek ja mbërrin si me porosi dita ku keni aq shumë alternativa për të zgjedhur, sa nuk dini si të veproni. Mirë erosi.

 

Bricjapi

Me pak më shumë impenjim e vullnet mund të arrini të përfundoni një punë të nisur, duke i dhënë vetes kështu mundësinë për t’iu kushtuar totalisht partnerit apo familjes.

 

Ujori

Afërdita vazhdon në orbitën e saj pozitive, duke sjellë stimuj të rinj në planin sentimental, ndërkohë që Marsi në “opozitë” me të, do të nxjerrë jo pak pengesa.

 

Peshqit

Tensioni dhe nervozizmi i ditëve të shkuara duket se dalëngadalë po ia lënë vendin qetësisë. Është momenti që ditën e sotme ta shfrytëzoni vetëm për të rikuperuar energjitë.

November 15, 2017 23:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*