Horoskopi, 16 nëntor 2018

November 16, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 16 nëntor 2018

Dashi

Nuk do të jetë edhe aq e lehtë të bashkoni mendime dhe ekzigjencat familjare dhe impenjimet profesionale, për shkak të pozicionit kundërshtues mes Marsit dhe Jupiterit.

 

Demi

Sot do të jeni të privilegjuarit e yjeve. Hëna në shenjën tuaj ushqen fantazinë dhe intuitën  tuaj në nivelet të shkëlqyera, duke ju lejuar kështu impenjime të reja në punë.

 

Binjakët

Mërkuri nënvizon thelbin pozitiv gjatë gjithë kësaj periudhe, që mund të përcaktojë kontakte të reja për t’u shfrytëzuar pa hezitimin më të vogël  dhe kjo nuk vlen vetëm për punën.

 

Gaforrja

Qarkullojnë mjaft premtime të frytshme në të gjitha anët falë Jupiterit që ju qëndron në krah, por Marsi dhe Mërkuri e largojnë disi perspektivën e realizimit dhe konkretizimit të tyre.

 

Luani

Raportet me të tjerët kërkojnë nga ana juaj një ekuilibër dhe një diplomaci mjaft impenjative. Krahas kësaj duhet që t’i hidhni një sy edhe jetës tuaj private që duket pak konfuze.

 

Virgjëresha

Është dashuria dhe pasioni që ngjyrosin me rozë ditën tuaj dhe është pikërisht Saturni që ju ndihmon në pengesa të vogla që mund t’ia dilini nga ana profesionale.

 

Peshorja

Situata falë yjeve do të bëhet më e ëmbël duke ju dhuruar dashuri dhe harmoni. Por duhet të keni pak kujdes në anën profesionale që është zbehur disi për shkak të një qetësie relative.

 

Akrepi

Dita e sotme  do të jetë e shkëlqyer që në mëngjes, do të arrini të përmbushni çdo impenjim të lënë pas dore duke kapërcyer lehtësisht të gjitha vështirësitë që ju dalin.

 

Shigjetari

Nuk është aspak momenti i duhur për të bërë zgjedhje sepse një mendim i nxituar mund t’ju kushtojë shumë dhe një hap i pavlerësuar mirë mund t’ju çojë vetëm mbrapa.

 

Bricjapi

Strategjitë e përdorura deri tani kanë funksionuar dhe janë të vlefshme edhe në situatat delikate në jetën e çiftit. Mundohuni të tregoheni më tolerantë me partnerin.

 

Ujori

Jo të gjitha problemet që keni do të zgjidhen sa hap e mbyll sytë, është mirë të vlerësoni me shumë qetësi situatën dhe pastaj të veproni. Energjia në dashuri ju bën interesant.

 

Peshqit

Hëna duket se ka hyrë në një orbitë mjaft interesante duke ju falur një qetësi dhe një maturi në gjykimet dhe mendimet që duhet të jepni për një projekt të rëndësishëm.

November 16, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*