Horoskopi, 16 prill 2019

April 16, 2019 01:02

Horoskopi, 16 prill 2019

Dashi

Pak lodhje e pak stres është mëse e kuptueshme që të fillojnë të shfaqen tek shumë prej jush që i përkisni kësaj shenje, pas një jave kaq intensive. Por, erosi do t’ju ripërtërije.

 

Demi

Me kontrastin Hënë-Afërditë në shenjë, me siguri që do të ketë te ju pak mërzi e ndoshta edhe pak melankoli, por do të jetë e përkohshme. Më të vendosur në një çështje pune.

 

Binjakët

Parashikohet një ditë e mirë në përgjithësi në drejtim të punës, por e tensionuar sa i përket raporteve ndërpersonale. Humori është i paqëndrueshëm për shkak të Hënës së lëkundur.

 

Gaforrja

Shpejtësia me të cilët planetët “qarkullojnë” në orbitën tuaj mund të reflektojnë edhe te ju, prandaj kini kujdes, sepse nuk do të keni mundës të vendosni në qetësi. Mirë erosi.

 

Luani

Qielli edhe një herë për ju do të tregojë anën e tij më të mirë, me planetët që ju mbështesin në plan të parë, si Marsi dhe Afërdita. Mundohuni të kontrolloni reagimet e nxituara.

 

Virgjëresha

Është një ditë e favorshme në aspektin e punës, por duhet të bëni kujdes se një përplasje me dikë, po nuk u evitua, mund të komprometojë gjithçka. Dikush interesohet për ju.

Peshorja

Nga njëra anë është Mërkuri që stimulon aftësitë tuaja në plani profesional dhe nga ana tjetër janë Hëna dhe Afërdita që ju “gudulisin” në planin sentimental. Mundohuni të mbani ekuilibrin.

 

Akrepi

Jeni të “ngërthyer” nga një Mars më luftarak se kurrë, prandaj edhe agresiviteti juaj sot do të jetë i lartë dhe duhet të dini ta frenoni. Afërdita e paqëndrueshme bën që humori të jetë i alternuar.

 

Shigjetari

Mërkur aktiv sot, veç të tjerave është i “prirur të lëvizë” prandaj nuk përjashtohet mundësia që të ndërmerrni një udhëtim të shkurtër. Erosi në rritje, pasi është Afërdita që e stimulon.

 

Bricjapi

Orbita jo shumë e lehtë e Mërkurit në shenjë mund të jetë shkak që vështirësitë e tij të reflektohen edhe te ju. Megjithatë, me kalimin e Hënës në shenje duket se gjithçka normalizohet.

 

Ujori

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive, edhe pse Mërkurit pozitiv në shenjë i kundërvihet një Mars jo edhe aq “miqësor”. Nuk përjashtohet një surprizë që do t’ju gëzojë së tepërmi.

 

Peshqit

Edhe sot do të vazhdoni të jeni shumë të gjallë e aktivë, pasi ju kanë pushtuar ethet e suksesit që duket shumë i afërt. Situata në planin sentimental duket se do të bëhet inkandeshente.

April 16, 2019 01:02
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*