Horoskopi, 16 qershor 2018

June 16, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 16 qershor 2018

Dashi

Edhe pse Afërdita tashmë është duke u larguar nga shenja juaj, asnjë problem, sepse do t’ju lerë në ‘duar të mira” të Marsit që do t’ju japë energjitë që ju duhen. Kujdes nga melankolia.

 

Demi

E kundërta e atyre të Dashit mund të thuhet për të lindurit e kësaj shjenje, në të cilën po hyn dalëngadalë Afërdita, duke zbehur shumë agresivitetin e Marsit. Erosi është në kulm…

 

Binjakët

Me Diellin mbi kokë jo vetëm që nuk do të ndjeni asnjë lloj plogështie në lëvizjet tuaja, por përkundrazi, do të jeni plot gjallëri dhe entuziazëm. Kujdes, Marsi ju bën disi nervozë.

 

Gaforrja

 

Efekti i Afërditës në shenjë do të jetë pak a shumë si ai i një flladi të freskët në një ditë zagushie. Falë saj do të ndjeni në rritje gatishmërinë për t’u marrë me çështjet delikate të zemrës.

 

Luani

Eshtë mirë që sot të mos dëgjoni edhe aq zërin e zemrës sesa atë të arsyes e të logjikës. Afërdita në një orbitë jo shumë harmonioze mund të krijojë iluzione në planin sentimental.

 

Virgjëresha

Duket se do të jetë sërish një periudhë shumë e favorshme për të lindurit  e kësaj shenje, pasi, përveç ndikimit të mirë të Mërkurit dhe Diellit, ja ku po vjen edhe Afërdita plot dashuri.

 

Peshorja

Kuadri yjor duket se është shumë i ngarkuar dhe “trafiku”  i dendur i planetëve mund të ketë pasoja negative përsa i përket gjendjes suaj psikofizike. Kujdes, vazhdoni ta teproni me shpenzimet.

 

Akrepi

Edhe pse është një periudhë disi pafavorshme, nuk duhet të jeni të nënshtruar ndaj fatit, por të kërkoni, me forcën tuaj të vullnetit, të imponoheni. Raporte disi të tendosura me dikë.

 

Shigjetari

Duhet të tregoni kujdes për punën tuaj dhe mos u lini të tjerave gjëra për të cilat duhet të kujdeseni krejtësisht vetë deri në detaje.Tranziti i Marsit mund të sjellë energji të reja dhe qendresë.

 

Bricjapi

Në sajë të Afërditës, e cila tashmë duket se po vendoset plotësisht në një kënd të favorshëm në shenjën tuaj, do të keni më shumë se një rast të mirë për të gjetur një shok për vete.

 

Ujori

Të lindurit e kësaj shenje, të cilët Afërdita i “sheh” disi shtrembër, duhet të kenë shumë kujdes, sepse do të jenë aq shumë të ndjeshëm, sa mund të shpërthejnë me cimbisjen më të vogël.

 

Peshqit

Ide të qarta, dëshirë për të punuar dhe ambicje për të arritur, këto janë tri karakteristika që sot ndoshta do t’i keni shumë të spikatura, por, nga ana tjetër,  ngaqë jeni të rrëmbyer nuk dini t’i koordinoni.

June 16, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*