Horoskopi, 17 prill 2019

April 17, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 17 prill 2019

Dashi

Me pozicionin e ri të Afërditës në shenjë, duket se ritmet marramendëse të ditëve të shkuara do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ndërkohë që do të marrin më shumë kuotë çështjet e zemrës.

 

Demi

Me Mërkurin që ju “mbikëqyr” nga lart sigurisht që mund të ideohen e projektohen gjëra të mëdha, të cilat do t’ju garantojnë pa tjetër suksesin. Raportet ndërpersonale stimulohen nga Hëna.

 

Binjakët

Duhet të tregoheni të matur, të kujdesshëm dhe racionalë, pasi tani fillon një periudhë e trazuar, për shkak të “opozitës” që ju bëhet nga Marsi dhe Saturni. Mos lini pas dore partnerin.

 

Gaforrja

Raportet metë tjerët nuk mund të përmirësohen nëse vazhdoni të shihni gjithmonë “armiq” te ata që në fakt janë konkurrentët tuaj. Shumë gjëra pritet të ndryshojnë dhe ju duhet të përfitoni.

 

Luani

Thuajse papritur, energjitë tuaja do të ripërtërihen për shkak të një fluksi të ri të dyshes Afërditë-Mars që, veç të tjerash rigjallëron edhe anën sentimentale. Sa shumë para shpenzoni!

 

Virgjëresha

Edhe pse nga kontrasti Mars-Saturn mund të keni ndonjë moment dobësie, kjo do të jetë krejt e përkohshme, pasi ju mjaftojnë pak stimuj nga Mërkuri dhe Hëna për t’u rikuperuar plotësisht.

 

Peshorja

Kur ju këshillohet të mos shpenzoni shumë, nuk është fjala vetëm për paratë, për të cilat bëni mirë të dëgjoni këshillat, por kryesisht për energjitë, pasi qielli është shumë “dorështrënguar” me ju.

 

Akrepi

Që Marsi ju ka imponuar ritme shumë të larta kjo kuptohet shumë kollaj tani me një farë drobitjeje që ju ka kapluar e që tregon se “planeti i kuq” nuk ka më influencë ndaj jush. Pasionalë në dashuri.

 

Shigjetari

Parashikohet një ditë e mirë në planin e punës, por shumë interesante në atë afektiv. Nëse nuk ndjeheshit të gatshëm për pasione të dashurie nga frika zhgënjimit të mundshëm, tani garanton Afërdita.

 

Bricjapi

Në përgjithësi panorama yjore është pozitive për shumë të lindur të kësaj shenje që do të jenë nën mburojën e Jupiterit, por në planin sentimental gjërat mund të precipitojnë në kahjen negative.

 

Ujori

Yjet thonë se do të jeni shumë aktivë në aspektin e punës, por jeni shumë të vështirë përsa in përket raporteve ndërpersonale. Jo të gjitha të vërtetat mund t’u thuhen në sy të tjerëve

 

Peshqit

Në përgjithësi lëvizja e planetëve është kaotike, duke bërë që edhe ju të jeni konfuzë dhe të turbullt në mendime. Sidoqoftë, në planin sentimental mjafton një rreze Hëne për t’u bërë pasionalë.

April 17, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*