Horoskopi, 17 shkurt 2014

February 17, 2014 00:18

Horoskopi, 17 shkurt 2014

Dashi

Është më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat  që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna që jua stimulon.

 

Demi

Probleme të mëdha e të vogla  në fushën e aktivitetit  tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft interesant sektorin e dashurisë.

 

Binjakët

Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

 

Gaforrja

Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

 

Luani

Parashikohet një ditë plot intensitet, si në punë ashtu edhe në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund  të sjellin pështjellim te ju.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Me merkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë dota keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

 

Akrepi

Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndodheni. Merkuri jua “bën me sy” nga lart.

 

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

 

Bricjapi

“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës  dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

 

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.

 

Peshqit

Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqendroheni, sepse Marsi nuk ju jep kohë. Pozitiv edhe erosi.

February 17, 2014 00:18
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*