Horoskopi, 17 shkurt 2017

February 17, 2017 02:53

Dashi

Parashikohet një ditë mirë me Afërditën që ju ripërtërin forcat dhe me Hënën që ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale për të realizuar synime të tjera.

 

Demi

Me Mërkurin në mbështetje, sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t’ju zhgënjejë.

 

Binjakët

Sot duhet të mundoheni të ruani qetësinë, pasi me një Mars në orbitë të papërshtatshme, dita shfaqet tejet stresuese për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një dorë” në raportet ndërpersonale”.

 

Gaforrja

Edhe pse përpiqen t’ju pengojnë me të gjitha mënyrat, ju keni talentin që nuk kanë të tjerët, kështu që në fushën ku operoni, nuk mund t’ju përballojnë dot. Humori i ndryshueshëm për shkak të Hënës.

 

Luani

Parashikohet një ditë përgjithësisht pozitive për ju, ndonëse në orët e para të mund të keni ndonjë problem të vogël me dikë. Duhet të jeni më të matur në hapat që hidhni.

 

Virgjëresha

Është Marsi ai që e ka bërë më komplekse situatën yjore, prandaj vazhdoni të jeni jo vetëm konfuzë, por edhe disi apatikë. Është një moment në të cilin duhet më shumë forcë karakteri për t’ia dalë mbanë.

 

Peshorja

Duhet të tregoheni të duruar, pasi gjërat duket se po fillojnë të lëvizin për mirë, sidomos në aktivitetin tuaj ekonomik. Në raportet ndërpersonale duhet të tregoni shumë kujdes dhe tolerancë.

 

Akrepi

Ndoshta momenti në të cilin ndodheni nuk është nga më të mirët, por kur duken qartë shenja përmirësimi, kjo do të thotë se duhet të jeni më optimistë. Kujdes, mos e teproni me shpenzime pa vend.

 

Shigjetari

Ka momente në të cilat disa të vërteta nuk mund të injorohen më, prandaj duhet të hapni sytë, e të shihni se cilat janë raportet që duhen ndryshuar. Mërkuri ju ndihmon të merrni situatën në dorë.

 

Bricjapi

Tani që Marsi dhe Saturni janë yjet më aktivë në qiellin tuaj, ambicia juaj mund të arrijë kulmin, prandaj kini kujdes se mund ta teproni. Mos u jepni shumë rëndësi gjërave që në fakt janë vogëlsira.

 

Ujori

Ndoshta është momenti të kërkoni atë që pretendoni prej kohësh, pasi Afërdita dhe Jupiteri sot, jo vetëm që ju bëjnë tërheqës, por edhe shumë komunikues. Një dashuri e re në horizont?

 

Peshqit

Edhe pse të kërkoni një marrëveshje me të tjerët mund t’ju duket një ndërmarrje e vështirë, është e vetmja mënyrë për të evituar përplasjet. Humori juaj le për të dëshiruar për shkak të Hënës.

February 17, 2017 02:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*