Horoskopi, 17 tetor 2018

October 17, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 17 tetor 2018

Dashi

Me ndihmën e Merkurit në shenjë, sot jo vetëm që do të jeni të avantazhuar në raportet me të tjerët, por do të keni mundësi të shihni përtej tyre. Hëna mund t’ju bëjë disi nervozë.

 

Demi

Duket se yjet, me Marsin në krye duan t’ju imponojnë një ritëm të ri, më frenetik në punë, por janë të “frenuar” nga Hëna që sjell të kundërtën, apatinë. Jeni të favorizuar në dashuri.

 

Binjakët

Një tratativë me dikë duket se po hyn në një rrugë të mbarë dhe shumë shpejt ju do t’i shihni frutet e saj. Nëse një raport nuk mund të vazhdojë më, atëherë është e kotë ta zgjatni.

 

Gaforrja

Merkuri sot do të jetë i “ngrysur” prandaj edhe shumë prej jush sot do t’i kenë nervat gati për të… kërcyer përpjetë. Në një çështje mes dy personave është më mirë të hiqeni mënjanë.

 

Luani

Përsëri është Marsi i zjarrtë që e ngre edhe “temperaturën” në raportet ndërpersonale, prandaj duhet të bëni kujdes sepse “sherri” është gati të shpërthejë. Mirë shëndeti.

 

Virgjëresha

Duket një ditë e qetë, por kot nuk thonë se aparenca gënjen, prandaj duhet të tregoni kujdes sepse të papriturat nuk do të mungojnë. Sidoqoftë, Afërdita ia bën me sy erosit tuaj.

 

Peshorja

Një tratativë ka ngecur dhe nuk dini si ta zhbllokoni, apo nuk keni guxim t’i telefononi dikujt që ju mungon së tepërmi? Në të dyja rastet është mirë t’i drejtoheni për ndihmë një miku.

 

Akrepi

Me zbehjen e ndikimit të Merkurit duket sikur zbehet edhe entuziazmi e pasioni i këtyre ditëve të fundit, por kjo do të jetë e përkohshme. Mund të jetë një ditë e mirë për financat tuaja.

 

Shigjetari

Vërtet që sot do të keni mbështetjen e një numri të madh planetësh, por kujdes, sepse ndihma e tyre duhet shfrytëzuar e jo të shkojë kot. Afërdita në një pozicion të mirë stimulon erosin.

 

Bricjapi

A nuk ju krijohet një përshtypje e keqe apo edhe keqardhje kur jeni të ndërgjegjshëm se i keni duart e lidhura jo për shkakun tuaj, por për atë të një tjetri? Sot mund t’ju ndodhë pikërisht kështu.

 

Bricjapi

Në shumë aspekte sot pritet të jetë një ditë e mirë për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, por sot duhet të tregoheni të shkathët, sepse fati duhet kapur fluturimthi. Mirë erosi.

 

Ujori

Një ditë mjaft e mirë parashikohet për ju që i përkisni kësaj shenje, e në mënyrë të veçantë për ata që studiojnë, apo merren me krijimtari, pasi do të kenë mbështetjen e plotë të Merkurit.

 

Peshqit

Të zhytur në routuine-n e përditshmërisë sot nuk do ta vini re fare se si do të kalojë dita (e punës), por në mbrëmje një surprizë e bukur do të bëjë të ndjeheni vërtet mjaft mirë.

October 17, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*