Horoskopi, 18 dhjetor 2013

December 18, 2013 01:23

Horoskopi, 18 dhjetor 2013

Dashi

Sot të lindurit e kësaj shenje duhet të bëjnë kujdes sepse Marsi i nxituar në shenjë imponon ritme. Mbase duhet të jenë të tjerët ata që duhet të kenë kujdes me ju. Jeni të papërballueshëm.

 

Demi

Do të jetë Afërdita ajo që do të bëjë të ripërtërihet një ëndërr e vjetër e juaja, ndërsa për ta realizuar atë mund t’ju ndihmojnë miqtë e shumtë. Sot mund të përjetoni një mbrëmje magjike.

 

Binjakët

Edhe pse nuk është ndonjë moment kushedi se çfarë, sodisfaksionet nuk do të mungojnë t’ju vijnë andej nga është pika juaj më e dobët, puna. Merkuri stimulon raportet ndërpersonale.

 

Gaforrja

Me pak fat dhe me ndihmën e Afërditës në shenjë sot do të keni mundësi të arrini një sukses të pashpresuar, si në punë ashtu edhe në dashuri. Një i njohur i vjetër mund të bëhet i dobishëm.

 

Luani

Nuk ju mungojnë idetë dhe projektet, por ca nga që nuk gjeni dot argumente, ca nga që nuk jeni konkretë, nuk arrini të jeni bindës. Mos hezitoni ndaj një oferte shumë të mirë që ju bëhet.

 

Virgjëresha

Qielli juaj bëhet gjithnjë e më i zymtë sepse Merkuri dhe sidomos Afërdita vazhdojnë të qëndrojnë “rëndë” mbi “kokën tuaj”. Megjithatë forca juaj e karakterit bën t’ia dilni mbanë edhe në raste të tilla.

 

Peshorja

Vazhdon  “kënga” negative e “duetit” Mars-Merkur në shenjë, prandaj sot do t’ju duhet të djersitni “shtatë këmishët” për të arritur një rezultat minimal. Peshojini mirë fjalët, kur flisni me eprorët.

 

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft e mirë për ju që i përkisni kësaj shenje, sidomos në aspektin profesional, nga ju vinë edhe kënaqësitë më të mëdha. Sa vështirë t’i thoni “jo” një oferte apo një kërkese të dikujt!

 

Shigjetari

Sot, “efekti Saturn” do të ndjehet ca më shumë, prandaj edhe në pjesën më të madhe të ditës do të jeni disi të tendosur, por edhe melankolikë. Por për fatin tuaj, Hëna ju stimulon erosin.

 

Bricjapi

Sot Afërdita dhe Urani përbëjnë një stimul të vazhdueshëm në planin profesional dhe nga ana tjetër, janë “katalizatorët” më të mirë për fushën sentimentale. Më të hapur ndaj partnerit.

 

Ujori

Me përjashtim të ndonjë momenti tensioni me dikë, në përgjithësi dita sot pritet të jetë e mirë dhe e qetë. Edhe Hëna është në një pozicion shumë të favorshëm për të stimuluar raportet ndërpersonale.

 

Peshqit

Ka ardhur momenti i përshtatshëm për të “hedhur një hap vendimtar”, prandaj nuk duhet të hezitoni më, ndryshe, do t’ju duhet të prisni shumë gjatë. Pak më të komunikueshëm me partnerin.

December 18, 2013 01:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*