Horoskopi, 18 korrik 2017

July 18, 2017 03:38

Dashi

Në morinë e yjeve që ju rrethojnë (e që disa edhe ju “shtypin”), do të jetë Mërkuri ai që do të dalë mbi të tjerët, e do sjellë momente relaksi për ju. Problemi juaj mbeten sërish shpenzimet.

 

Demi

Duket në përgjithësi një kuadër yjor i favorshëm, i cili pritet të sjellë një ditë pozitive, edhe pse Mërkuri është një orbitë që nuk ju mbështet aq sa duhet. Raporte intensive me partnerin.

 

Binjakët

Me hyrjen e Mërkurit në shenjë, i cili do të mbështesë Juipterin dhe Mërkurin, nuk ka se si të mos jetë një ditë e favorshme për shumë prej jush. Kujdes, sepse mund të bini në konfuzion.

 

Gaforrja

Jeni në një moment të mirë dhe duhet të përfitoni akoma më shumë tani që Mërkuri stimulon sektorin e punës dhe ekonominë. Megjithatë, Hëna mund të sjellë momente melankolie.

 

Luani

“Prurësi i lajmeve të mira”, Mërkuri, është në shenjën tuaj, prandaj është e tepërt t’ju thuhet se vetëm “sihariqi” nuk do të mungojë. Një propozim i papritur ju bën të mendoheni shumë.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Urani, dy “planetët” që ndjellin sherr dhe luftë, janë mjaft aktivë sot, prandaj edhe ju do të jeni shumë sensibël, e gati për t’u kundërpërgjigjur. Erosi duket se është në rënie.

 

Peshorja

Duket se qielli juaj është “spastruar” pjesërisht nga yjet “grindavecë”, prandaj do të bini në një lloj qetësie, e cila gjithsesi është e përkohshme. Mërkuri është gati për të sjellë pështjellim.

 

Akrepi

Qielli duket disi premtues, ndonëse përgjithësisht dita pritet të jetë e ngjeshur ndërsa ju të turbullt në ide. Kujdes, sepse pedantizmi juaj jo vetëm që s’ju vlen por mërzit edhe të tjerët.

 

Shigjetari

Pas një periudhe qetësie relative, “qielli” juaj ka filluar të trazohet sërish nga një numër planetësh në kalim. Para se të thoni fjalën e fundit, mundohuni të sqaroni gjërat që diskutohen.

 

Bricjapi

Nën ndikimin e planetëve të shumtë, pjesa më e madhe e të cilëve ju mbështesin, do të arrini të vini në vijë një ide apo projekt, por nuk duhet që ta lini përgjysmë. Një ankth ju mundon disi.

 

Ujori

Edhe sot duket një ditë rutine, por stimujt e Afërditës dhe të Mërkurit do të kenë një efekt të menjëhershëm e do t’ju shkundin nga një farë topitjeje. Dikush interesohet për ju.

 

Peshqit

Duke pasur parasysh kuadrin yjor dhe tranzitin aktual të yjeve në të, duket se dita e sotme do të jetë mjaft pozitive dhe ju, shumë të karikuar shpirtërisht e fizikisht. Erosi në rritje.

July 18, 2017 03:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*