Horoskopi, 18 maj 2019

May 18, 2019 01:00 Updated

Horoskopi, 18 maj 2019

Dashi

Është më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna që jua stimulon.

 

Demi

Probleme të mëdha e të vogla në fushën e aktivitetit  tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft interesantë sektorin e dashurisë.

 

Binjakët

Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se Marsi jo shumë pozitiv edhe sot mund të bëj të jeni të vrullshëm por jo shumë të saktë. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

 

Gaforrja

Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

 

Luani

Parashikohet një ditë plot intensitet, si në punë, ashtu edhe në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.

 

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

 

Peshorja

Me Mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

 

Akrepi

Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndodheni. Mërkuri mund të jetë aleati u juaji sot.

 

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, do të keni gjithmonë probleme në të dyja aspektet.

 

Bricjapi

“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

 

Ujori

Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë mjaft favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.

 

Peshqit

Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqendroheni, sepse Marsi nuk ju jep kohë. Pozitiv edhe erosi.

May 18, 2019 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*