Horoskopi, 18 nëntor 2018

November 18, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 18 nëntor 2018

Dashi

Ka të ngjatë që sektori i parave të jetë në qendër të vëmendjes tuaj. Me anë të një investimi të vogël do të arrini t’i jepni zgjidhje të përkohëshme anës tuaj finanaciare. Shëndeti i mirë.

 

Demi

Planetët ndodhen në një pozicion jo shumë në harmoni me njëri-tjetrin dhe gjendja juaj shpritërore nuk është në atë nivel që duhet të jetë. Megjitahtë, pritte një mbrëmje interesante me miqtë.

 

Binjakët

Mundohuni të jeni më të qetë dhe më të durueshëm, nëse dëshironi që punët t’ju shkojnë ashtu si dëshironi. Hëna në shenjë mund të sjellë energji të reja, ndërkohë që erosi duket se rizgjohet.

 

Gaforrja

Edhe pse si Afërdita ashtu edhe Marsi sot mund të rrisin pak nervozizmin tuaj, duke qenë nga ana tjetër nën egidën e Merkurit do të vahdoni të keni një aktivitet shoqëror mjaft intensiv.

 

Luani

Duket se kundrejt ditëve të shkuara, situata yjore do të jetë më e mirë dhe yjet që ju mbështesin do të jenë disa. Në fushën profesionale do të jeni shumë efiçientë, por jo edhe aq në dashuri.

 

Virgëjersha

Në sajë të një Merkuri superpozitiv në shenjë sot do të jeni në gjendje të zotëroni një situatë  të vështirë në aspektin profesional. Hëna sjell ritme  frenetike por edhe pasione të zjarrta në dashuri.

 

Peshorja

Kalimi i i shpejtë i Marsit mund t’i japë një “marsh” më shumë edhe veprimeve tuaja, prandaj mundohuni t’i vini vetes fre. Edhe planin sentimental duhet të ruani vetëkontrollin.

 

Akrepi

Me një Merkur protagonist në shenjën tuaj është e kuptueshme që fusha në të cilën do të shkëlqeni është ajo e krijimtarisë dhe e artit. Afërdita ju rikthen qetësinë e brendshme të munguar.

 

Shigjetari

Parashikohet një periudhë kryesisht e qetë për shumë të lindur të kësaj shenje, të paktën për dy ose tre ditë, sapo t’ia mbërrijë në shenjë Urani i vrullshëm e “t’ju shkundë”. Keni nevojë të reflektoni.

 

Bricjapi

Duke pasur parasysh kuadrin yjor jo edhe aq të favorshëm do të ishte mirë që të mos kishit edhe aq nxitim për të konkluduar një traktativë apo për të dhënë një fjalë. Pasionet e zjarrta vijnë nga Hëna.

 

Ujori

Për shkakun të orbitave jo shumë ‘të buta” të Merkurit dhe Saturnit në shenjën tuaj, një farë shqetësimi i brendshëm nuk do t’ju lerë të punoni të qetë. Pak të tendosura raportet me partnerin.

 

Peshqit

Yjet sot do t’ju “mbikqyrin” nga një pozicion shum ë i favorshëm, prandaj  dita pritet  të jetë mjaft pozitive, në radhë të parë në fushën profesionale. Afërdita sot ju bën më joshës se kurrë.

November 18, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*