Horoskopi, 18 qershor 2013

June 18, 2013 02:00

Horoskopi, 18 qershor 2013

Dashi

Një kuadër yjor vërtet shumë i mirë për të lindurit e kësaj shenje bën që dita të jetë shumë pozitive, që do ta kenë shumë të lehtë të arrijnë objektivat. Erosi i stimuluar nga Hëna e Afërdita.

 

Demi

Pozicioni i Marsit është në një orbitë aspak të favorshme, gjë që do të vështirësojë edhe gjërat më elementare për ju. Megjithatë, ju sugjerohet të mos bini pre e viktimizmit.

 

Binjakët

Pas një periudhe deri diku pozitive sot dita duket se do të fillojë me të ”përpjeta”. Megjithatë, edhe pse do të djersitni shumë, rezultatet që do të arrini do t’ju sjellin një farë sadisfaksioni.

 

Gaforrja

Nuk është një periudhë e lehtë edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, të paktën në drejtim të aktivitetit ekonomik. Vetëm Hëna duket se do të jetë e predispozuar t’ju ndihmojë në jetën  tuaj sentimentale.

 

Luani

Një situata yjore e trazuar, me hyrjen në shenjë të Uranit, do të reflektohet edhe te ju duke bërë që t’ju mungojë qetësia shpirtërore aq e nevojshme në momente tensioni. E zbehtë edhe fusha e dashurisë.

 

Virgjëresha

Me gjithë vështirësitë në të cilat ndodheni, sot me Mërkurin në shenjë do të mund të përballoni një ditë të ngarkuar me shumë punë. ”Kokëfortësia” karakteristike nuk ju ndihmon aspak.

 

Peshorja

Pritet një ditë pozitive për ju, por duhet të veproni me shpejtësi sa jeni në kohë, sepse situata mund të kthehet shumë shpejt në disfavorin tuaj. Mërkuri është stresues, por ju mpreh krijueshmërinë e fantazinë.

 

Akrepi

Duket se ”marshimi” juaj do të vazhdojë i pandalshëm, aq më tepër tani që ”opozita” e Saturnit në shenjë duket shumë më e dobësuar. Mundohuni të mbani gjithmonë nën kontroll shpenzimet.

 

Shigjetari

Qielli juaj edhe sot pritet të jetë i ”ngrysur” ngaqë Marsi vazhdon të jetë në një orbitë aspak të favorshme për ju. Megjithatë, sinjale pozitive, të paktën në planin sentimental, vijnë nga Afërdita.

 

Bricjapi

Tashmë tensionet dhe streset i përkasin plotësisht të kaluarës dhe shenja juaj sot është nën ndikimin e mjaft yjeve të mirë. Nëse do të ketë diçka që s’ecën, kjo mund të vijë vetëm për fajin tuaj.

 

Ujori

Dyshja Mars-Afërditë do të jetë edhe sot një binom ”fituesish”, prandaj nuk do të keni asnjë pengesë në rrugën tuaj, si në planin ekonomik, ashtu edhe në atë afektiv. Kujdes, e teproni me shpenzimet.

 

Peshqit

”Shtrëngoni dhëmbët dhe duroni”. Ky mund të jetë mesazhi për ju që i përkisni kësaj shenje, pasi në sajë të hyrjes në shenjë të Afërditës, gjërat priten të ndryshojnë për mirë.

June 18, 2013 02:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*