Horoskopi, 18 qershor 2018

June 18, 2018 00:50

Horoskopi, 18 qershor 2018

Dashi

Sot do të jeni të favorizuar nga Mërkuri, prandaj edhe shumë gjëra do t’i kapni me intuitë, ndërsa krijueshmëria juaj ju jep avantazhe në raport me të tjerët. Mjaft interesante fusha e ndjenjave.

 

Demi

Sot duhet të jeni të përgatitur për një ditë shumë intensive, e për pasojë edhe të lodhshme. Por, Marsi në shenjë, jo vetëm që ju mbështet, por stimulon prakticitetin në zgjidhjen e problemeve.

 

Binjakët

Hëna në shenjën e Akrepit ju bën shumë tërheqës në mjedisin ku keni aktivitetin tuaj dhe një atmosferë e tillë bën që në këtë drejtim gjërat të shkojnë më së miri. Erosi në rritje.

 

Gaforrja

Të gjitha forcat tuaja duhet t’i përqendroni në objektivin kryesor, pasi kjo është edhe mënyra më e mirë për t’ia arritur qëllimit. Me partnerin ju takon juve të jeni të qartë dhe të durueshëm.

Luani

Sot do të jeni të “shtrënguar” nga Hëna dhe Afërdita që ju kanë vënë në mes, prandaj nga një anë do të jeni plot teka e ca zevzekë, e nga ana tjetër shumë pasionalë në dashuri.

Virgjëresha

Natyrisht që synimi juaj është arritja e një objektivi të rëndësishëm, por rruga deri atje nuk duhet bërë vetëm, prandaj hidhni sytë për rreth e gjeni njeriun e përshtatshëm për këtë.

Peshorja

Mundohuni të jeni pak më konkretë në idetë tuaja, në mënyrë që ata te të cilët i parashtroni t’ju kuptojnë më kollaj dhe të japin Ok. Me partnerin duhet të jeni më tolerantë.

 

Akrepi

Hëna në një pozicion të paqëndrueshëm në shenjën tuaj bashkë me Mërkurin në kundërshtim, ju stimulon krijueshmërinë, madje edhe ju frymëzon. Raportet me partnerin janë disi delikate.

 

Shigjetari

Nuk jeni mësuar ndoshta të tërhiqeni, por të bëni një hap prapa për t’u rikthyer sërish në sulm kjo mund të jetë një strategji efikase. “Sherret” me partnerin mbajini për vete.

 

Bricjapi

Është mirë që të ndaloni pak “sa për të marrë frymë” pasi ritmet me të cilat po ecni mund të bëhen të papërballueshme për periudhën e mëvonshme. Jeta nw çift pritet të jetë shumë interesante.

 

Ujori

Sot mund të jeni disi të zymtë e në momente të caktuara edhe nervozë, pasi sot Hëna duket se ju sheh “shtrembër” nga lart. Një problem i papritur mund të bëjë të ndryshoni programin.

Peshqit

Dita e sotme pritet të jetë përgjithësisht pozitive, sidomos për ata që merren me aktivitete private. Hëna në fakt do t’ju japë energjinë e duhur dhe do të favorizojë çështjet sentimentale.

 

June 18, 2018 00:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*