Horoskopi, 18 shtator 2018

September 18, 2018 01:00 Updated

Horoskopi, 18 shtator 2018

Dashi

Nxitimi që keni për t’i parë të kurorëzuara përpjekjet tuaja të deritanishme nuk është gjë tjetër veçse shenja më qartë e paqëndrueshmërisë suaj. Të padurueshëm edhe në raportet me partnerin.

 

Demi

Nuk janë të pakët ata që i përkasin kësaj shenje dhe që sot do të ndjehen të ripërtërirë dhe me shumë dëshirë e vullnet për të punuar. Hëna favorizon lidhje të reja në planin sentimental.

 

Binjakët

Në përgjithësi sot pritet të jetë është një ditë pozitive, por për të arritur një objektiv të rëndësishëm duhet të guxoni paksa më shumë, apo jo? Kujdes nga sëmundjet e stinës.

 

Gaforrja

Duke qenë se Marsi është në një orbitë jo të favorshme, nuk ka sesi të pretendoni në ndonjë mbështetje të mundshme të tij. Përkundrazi, “planeti i kuq” mund të sjellë jo pak telashe.

Luani

Të lindurit e kësaj shenje do të jenë nën ndikimin pozitiv të një Jupiteri, që me pozicionin  e tij, do të jetë mbrojtësi dhe inspiruesi i tyre. Megjithatë, mos këndoni fitore para kohe.

Virgjëresha

Do të jeni ju “të përkëdhelurit” e Afërditës, e cila do t’ju sjellë energjitë, por edhe humorin e nevojshëm për të përballuar me sukses situatën në planin sentimental. Mirë shëndeti.

 

Peshorja

Duke qenë se kuadri yjor është shumë i favorshëm, kjo periudhë që po kaloni mund t’ju ofrojë vërtet shumë shanse të mira. E keqja është se nuk dini të dalloni të mirën nga e keqja.

 

Akrepi

Jupiteri me peshën e tij të rëndë mund t’ju “trondisë” në planin sentimental, por për fatin tuaj të mirë, do të jetë Afërdita ajo që do t’i amortizojë goditjet. Sa e vështirë të komunikoni me dikë!

 

Shigjetari

Marsi në shenjë sot do të jete shumë aktiv duke fuqizuar ndjeshëm edhe veprimin e planetëve të tjerë të favorshëm. Kujdes, në dashuri gjithçka mund të ndodhë me një Hënë kaq kapriçoze.

 

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje duhet të tregojnë më shumë se çdo herë tjetër kujdes, pasi Urani “hijerëndë” në shenjë mund të bëjë që sot të jeni konfuzë, grindavecë dhe të padurueshëm.

Ujori

Pas një periudhe të turbullt, qielli juaj po fillon të hapet, duke lënë të kalojnë nëpër “të çarat” që krijohen, rrezet e një dielli që ju ndriçon rrugën dhe idetë. Kujdes nga pabesia e dikujt.

 

Peshqit

Periudhën e tensionuar e plot telashe duket se e keni lënë prapa, prandaj është koha t’i ktheni sytë nga e ardhmja dhe të merreni më shumë me të. Mendohuni mirë para se të bëni një lëvizje të re.

September 18, 2018 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*