Horoskopi, 19 dhjetor 2017

December 19, 2017 01:00 Updated

Horoskopi, 19 dhjetor 2017

Dashi

Kuadri yjor, me Merkurin dhe Uranin në një orbitë të favorshme premton shumë, por nuk duhet të qëndroni kaq pasivë. Nga ana tjetër, Afërdita iu bën më të dashur dhe Hëna ju stimulon fantazinë.

 

Demi

Duket se do të jetë një ditë e mirë për të aktivitetin tuaj dhe për fushën profesionale në përgjithësi,  por kujdes me shpenzimet, sepse është Marsi që ju bën dorëlëshuar. I ngadaltë por i sigurtë progresi.

 

Binjakët

Pritet një ditë mjaft e mirë me  Merkurin që duket se është sërish mbështetësi dhe mbrojtësi juaj, bashkë me Afërditën që sot do të jetë në një orbitë të favorshme për çështjet e zemrës.

 

Gaforrja

Jeni në një kuadër të pastabilizuar yjor, i cili mund të sjellë efekte negative për shumë nga ju, që për shkak të kësaj gjendjeje mund të jeni të papërqëndruar. Ju këshillohet të mos nxitoheni.

 

Luani

Keni një mori planetesh që ju favorizojnë por hapni sytë, nuk duhet të nënvleftësoni pengesat që sjellin Saturni dhe Urani. Jeni paksa të irritueshëm? Eshtë ndikimi i Hënës agresive.

 

Virgjëresha

 

Pas një periudhe jo edhe aq të mirë për ju duket se gradualisht gjërat po ndryshojnë në sensin pozitiv. Humori dhe gjendja juaj shpirtërore sot do të jenë në rritje, me hyrjen e Afërditës.

 

Peshorja

Nëse sot nuk do të realizoni një objektiv tuajin kjo do të vijë vetëm për shkakun tuaj, sepse në përgjithësi yjet janë shumë të favorshëm në shenjë. Mos premtoni atë që nuk e realizoni dot.

 

Akrepi

Edhe pse nuk duket se do të jetë një ditë e qetë për ju, për arsye se do të keni shumë impenjime, falë prakticitetit që ju karakterizon do të dini t’i zgjidhni me sukses situatat. Erosi le pak për të dëshiruar.

 

Shigjetari

Marsi përsëri dominues në shenjën tuaj  mund t’ju sjellë ndonjë prapësi” të vogël, por nga ana tjetër stimulon shumë edhe ambicjen tuaj për të realizuar diçka apo për të arritur objektivat.

 

Bricjapi

Sot pritet një ditë mjaft e lodhshme dhe ritmet e larta të punës mund të jenë sfilitëse, por nuk do të mungojnë edhe sodisfaksionet. Gjendja juaj psikofizike është në lartësinë e duhur.

 

Ujori

Një kuadër yjor kaq pozitiv keni shumë shanse sidomos në planin profesional dhe në biznes (për ata që kanë). Nga ana tjetër, duket shumë interesante edhe fusha sentimentale.

 

Peshqit

 

Situata  yjore duket se do të ndryshojë për mirë edhe për të lindurit e kësaj shenje dhe priten ndryshime të ndjeshme në fushën profesionale. Mund t’ju takojë sërish të shpenzoni.

December 19, 2017 01:00 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*