Horoskopi, 19 janar 2013

January 19, 2013 00:33

Horoskopi, 19 janar 2013

Dashi

Mundohuni të jeni më të qetë dhe më të durueshëm, nëse dëshironi që punët t’ju shkojnë “vaj”. Hëna në shenjë mund të sjellë energji të reja, ndërkohë që erosi duket se rizgjohet.

 

Demi

Jupiteri në shenjë ju këshillon të mos nxitoheni në marrjen e iniciativave të ndryshme. Mundohuni të kuptoni se ç’ju intereson më shumë. Kujdes në marrëdhëniet me familjen dhe të tjerët.

 

Binjakët

Kalimi i Marsit në shenjën e Bricjapit mund t’ju sjellë probleme të paparashikuara të karakterit ekonomik. Gjithashtu probleme do të keni nëse jeni në udhëtim.

 

Gaforrja

Ngjarje të shkëlqyera mund t’i japin një superioritet imazhit tuaj profesional dhe t’ju sjellë lehtësime të dëshirueshme. Të shkëlqyera duket edhe marrëdhëniet me miqtë tuaj.

 

Luani

Klima në punë mund të bëhet pak e rëndë si pasojë e Marsit në shenjë. Mos humbni kohë duke kërkuar gabimet tuaja. Mos harroni se këto tensione zgjasin pak. Bëni kujdes me shëndetin.

 

Virgjëresha

Qielli është duke ju ftuar në një sfidë që s’duhet ta injoroni. Duhet t’i jepni më shumë mundësi vetes dhe të shihni përtej aparencës së disa fakteve. Zënka të vogëla dashurie.

 

Peshorja

Në punë mund të nënvizohen disa fakte të rëndësishme që do t’ju ndihmojnë në marrjen e një vendimi. Dashuria do të konstituojë për ju një eliksir që do t’ju bëjë të harroni çdo kundërshtim.

 

Akrepi

Ide, mendime dhe perspektiva të ardhshme profilizohen totalisht ndryshe nga ato të tanishmet. Hidhërimet e vogla të kohëve të fundit do të zëvendësohen nga kënaqësi të merituara.

 

Shigjetari

Me largimin e Marsit nga shenja juaj shumë tensione duhet të zhduken prej jush. Afërdita u sjell lehtësime atyre që kohët e fundit kanë patur probleme dashurie apo shëndeti.

 

Bricjapi

Ardhja e planetit të kuq në shenjë mund të sjellë lajme të rëndësishme. Priten mundësi të mira, të premtuara veçanërisht nga Urani. Një telefonatë e largët ju bën të kujtoni miqtë e vjetër.

 

Ujori

Dita e sotme do të karakterizohet nga një qetësi tepër e kërkuar. Një ditë ideale kjo për të shijuar pak më shumë jetën. Në jetën dashurore do të përjetoni momente me të vërtetë magjike.

 

Peshqit

Puna është në qendër të vëmendjes nga Mërkuri. Perspektivat dhe angazhimet në muajt e ardhshëm mund të mos jenë më si tani (gjithnjë në avantazhin tuaj). Një vizitë shëndetësore ju këshillohet.

January 19, 2013 00:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin