Horoskopi, 19 janar 2014

January 19, 2014 04:12

Horoskopi, 19 janar 2014

Dashi

Edhe pse ekonomia juaj duket në rritje, kjo nuk do të thotë se duhet të fillon i të shpenzoni pa kurrfarë kriterë, përkundrazi. Sot mund të keni një rast të mirë për të fituar një zemër të re.

 

Demi

Vazhdon një kuadër yjor pozitiv për ju, që ‘përkthehet” në një ditë mjaft pozitive, ndonëse nuk është e thënë që në çdo moment të jeni të privilegjuarit e fatit. Mjaft aktivë në jetën shoqërore.

 

Binjakët

Duhet të tregni më shumë vëmendje ndaj gjërave “të vogla” në dukje dhe ajo që ka më shumë rëndësi, duhet të reagoni menjëherë ndaj dikujt që përpiqet t’ju pengojë. Erosi në rritje.

 

Gaforrja

Nuk mjaftojnë vetëm dëshira e mirë dhe mendimi për të realizuar një objektiv, por duhet të tregoheni më konkretë dhe më aktivë. Jeta afektive do të jtetë sërish e stimuluar nga Afërdita.

Luani

Jeni në një moment disi të vështirë për shkak të një Merkuri tepër “agresiv” e që nuk ju le asnjë hapësirë për të treguar aftësitë tuaja reale. A nuk ju duket se jeni kthyer në kritizerë?

 

Virgjeresha

Tashmë keni arritur në një pikë që nuk mundeni në asnjë mënyrë të shtyni për më tej një vendim për të cilin keni kohë që reflektoni. Afërdita favorizon kontaktet në planin sentimental.

 

Peshorja

Nuk duken në një hunmor të mirë gjatë kësaj periudhe dhe kjo e ka edhe arsyen e vet. Jëni nën presionin e Merkurit, i cili dikton të gjithë jetën tuaj sentimentale. Hëna mund të sjellë momente relax-i.
Akrepi

Në përgjithësi pritet një ditë intensive në aspektin profesional, pasi janë të shumta impenjimet tuaja në këtë aspekt, por ana më pozitive është ajo sentimentale, ku mund tëv arrini suksese të paparashikuara.

 

Shigjetari

Tashmë jeni të bindur se është dikush shkaktari problemeve me të cilat ju duhet të përballeni, por nuk arrini dot të gjeni se cili.Nuk është për t’u çuditur nëse ky dikushi mund të rezultoni ju vetë.

Bricjapi.

Kuadri yjor parashikon një ditë shumë pribelamtike, por vetëm për pak kohë, pasi Merkuri, i  me “peshën” e tij të rëndë do të bëjë që të rivendosen ekuilibert e nevojshme. Mirë shëndeti.

 

Ujori

Meqenëse Merkuri vazhdon të lëvizë në një orbitë të vështirë,  kjo do të thotë se  për ju sot do të jetë një ditë mjaft intensive, që do të thotë edhe shumë stress. Vëtëm në mbrëmje do të keni mbështetjen e Afërditës.

 

Peshqit

Sot përsëri do të ndjeheni në shumë të lirshëm dhe jo vetëm kaq, por edhe dëshira juaj për të arritutr rezultatet të bujshnme do të jetë edhe më e madhe. Vetëm se nuk duhet të bini në eufori.

January 19, 2014 04:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*