Horoskopi, 19 janar 2020

January 18, 2020 23:08

Horoskopi, 19 janar 2020

Dashi
Pritet një ditë kryesisht e mirë, nën shenjën e Jupiterit dhe Afërditës që ju stimulojnë për të kapërcyer ndonjë pengesë të vogël. Situata në planin sentimental paraqitet fantastike.

Demi
Merkuri në shenjë duke se sot jua ndriçon mendjen prandaj do t’a keni më të lehtë të bëni zgjedhjen e duhur. Me të mirët sillu mirë por me të këqijtë nuk ka pse të bëni tolerantin. Mirë dashuria.

Binjakët
Ju këshillohet të mendoheni mirë para se të shpreheni sepse kontrasti në shenjë ndërmjet Jupiterit e Merkurit bën që të jeni disi konfuzë. Më shumë duhet të bëni për të stabilizuar raportet me dikë.

Gaforrja
Saturni në shenjë ju bën disi rigorozë e në ndonjë rast edhe të rreptë, por është Afërdita ajo që zbut zemrën tuaj dhe ju bën më të dashur. Dalëngadalë iu rikthehet edhe humori juaj i mirë.

Luani
Edhe pse është një ditë pushimi sot Marsi jua vështirëson ndjeshëm ditën dhe ju hap punë. Megjithatë pritet një mbrëmje mjaft interesante në planin sentimental. Mirë edhe shëndeti.

Virgjëresha
Marsi tejet pozitiv në shenjë sot ju tonifikon duke ju dhënë shumë gjallëri. Keni gjithë kohën e duhur për të programuar mirë punën për javën që vjen, por nuk duhet të nënvleftësoni kundërshtarët.

Peshorja
Tashmë jeni në një periudhë relaksi e qetësie të plotë duke harruar kësisoj stresin e ditëve të mëparshme. Një problem i vogël me partnerin duhet sqaruar sa më shpejt e me përparësi.

Akrepi
Mos u tërhiqni edhe atëherë kur ju duket se e keni humbur një çështje sepse këmbëngulja juaj mund të japë rezultate shumë pozitive. Ju sugjerohet të tregoni kujdes sepse e teproni me shpenzimet.

Shigjetari
Jeni shumë krenarë e ambiciozë për t’ua lënë të tjerëve iniciativën kështu që edhe sot “vallen di t’a hiqni vetë”. Ditë fantastike për raportet ndërpersonale, sidomos për ata që udhëtojnë.

Bricjapi
Shumë mund t’ju ngacmojnë e mbase edhe t’ju luftojnë por egida e Marsit ju bën të paatakueshëm. Kujdes, një hap i hedhur pa u menduar mirë nuk t’ju sjellë probleme. Më shumë kujdes për shëndetin.

Ujori
Pritet një ditë kryesisht e mirë me shumë planete që ju mbështesin, pavarësisht se në ndonjë rast Marsi mund t’ju bëjë disi nervozë. Mund t’ju vijë një propozim i papritur që duhet studiuar.

Peshqit
Jeni shumë të ndjeshëm për shkak të një Hëne aktive në shenjë, por nganjëherë edhe kontradiktorë me veten tuaj e kjo mund të jetë një pikë e dobët. Mbrëmje e bukur në dashuri.

January 18, 2020 23:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*