Horoskopi, 19 nentor 2014

November 19, 2014 01:16

Horoskopi, 19 nentor 2014

Dashi

 

Tashmë orbita e Marsit, që për të lindurit e kësaj shenje nuk ka qenë aspak e lehtë për t’u duruar, ka përfunduar dhe ju ndjeheni të lehtësuar. Hëna ju mbështet në punët e zemrës.

 

Demi

 

Nëse do të vazhdoni të qëndroni përsëri pasivë e të prisni t’ju vijnë gjërat nga qielli, nuk do të bëni gjë tjetër veçse do të rëndoni më shumë pozicionin tuaj. E komplikuar dashuria.

 

Binjakët

Përsëri për të lindurit e kësaj shenje është Merkuri ai që e kthen gjithçka, ose thuajse gjithçka në favor. Mund t’ ju vijë një kërkesë që do t’ju turbullojë pak. Mos u nxitoni.

 

Gaforrja

Afërdita nga njëra anë dhe Marsi nga ana tjetër do t’i japin ditës së sotme një ritëm të lartë, në të dy aspektet, atë afektiv dhe në atë të punës. Kujdes, mos premtoni të pamundurën.

 

Luani

Edhe pse mund të keni ndonjë problem të vogël në përditshmërinë tuaj, në përgjithësi dita do të jetë e mirë. Hëna pozitive bën që edhe humori juaj sot të jetë mjaft i mirë.

 

Virgjëresha

Më në fund, pas një periudhe jo shumë pozitive, po fillojnë të duken shenjat e para të optimizmit. Vazhdoni të jeni të tillë, pasi gjërat po kthjellohen edhe në raportet e vështira me partnerin.

 

Peshorja

Edhe të lindurit e kësaj shenje do të ndjehen të çliruar me ikjen e Marsit dhe tashmë ritmet tuaja do të jenë shumë më normale, gjë që do të thotë se do të merrni më shumë frymë.

 

Akrepi

Marsi që sapo ka hyrë në shenjën tuaj ju bën më dinamikë, por nga ana tjetër ju sfilit me agresivitetin që ju imponon. Raporte të tendosura ndërpersonale. Mirë shëndeti.

 

Shigjetari

Nga suksesi në sukses, nga arritja në arritje dhe kështu, thuajse pa e vënë re fitohen pozita të tilla në shoqëri që ju bëjnë njerëz me peshë. Megjithatë, kujdes, mos i harroni miqtë.

 

Bricjapi

Me Hyrjen e Marsit në shenjë do të jeni më të gjallëruar dhe kjo do t’ju japë më shumë mundësi për të ndjekur nga afër punët dhe aktivitetin tuaj ekonomik. Erosi pozitiv.

 

Ujori

 

 

Do të jeni në pushtetin e Jupiterit dhe Marsit. Kontrasti i të cilëve bën të jeni të pavendosur për të ndërmarrë iniciativa. Jeni pak xhelozë? Natyrisht, është Afërdita që jua stimulon këtë ndjenjë.

 

Peshqit

Me yjet e mirë që keni mbi kokë është e natyrshme që, të paktën të guxoni më shumë, ndryshe, duhet t’u thoni lamtumirë shumë projekteve tuaja. Kujdes raportet me partnerin.

November 19, 2014 01:16
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*