Horoskopi, 19 tetor 2020

October 19, 2020 00:32

Horoskopi, 19 tetor 2020

Dashi
Sot duhet të tregoheni të përmbajtur, pasi Afërditës në në një pozicion jo të favorshëm për ju, i është afruar një hënë “grindavece”. Eshtë më mirë të prisni të jenë të tjerët ata që hedhin hapin e parë.

Demi
Sot “Ylli juaj i mirë” do të jetë Jupiteri, i cili do të mbështesë gjithçka në jetën tuaj private, në mënyrë të veçantë raportet me partnerin. Nuk përjashtohet një udhëtim i shkurtër, por interesant.

Binjakët
Duhet të bëni kujdes, se vërtet që kërkoni kohë për projektet tuaja, por keni bërë aq shumë premtime saqë tani nuk dini nga t’ia filloni. Ndoshta sot Merkuri di t’ju qartësojë mendimet e idetë.

Gaforrja
Ndoshta të qëndruarit në pritje për një farë kohë mund t’ju ketë vlejtur, por që sot ka ardhur momenti të shkundeni e të viheni në lëvizje kji nuk diskutohet. Marsi ju ndihmon të rifitoni besimin në vetvete.

Luani
Marsi dhe Jupiteri vërtet që janë yjet tuaj të mirë, por duhet të bëni kujdes sepse stimujt e tyre janë të tillë që mund t’ju bëjnë të bieni në një lloj narcizizmi që do t’ki prishë shumë punë.

Virgjeresha
Sot jo vetëm që nuk duhet të qëndroni të mbyllur në vetvete, por është mirë të qëndroni sa më pak në shtëpi. Marsi, me tensionet që sjell ju bën zevzekë dhe të padurueshëm për të tjerët.

Peshorja
Edhe sot duket se do të vazhdojë “mëria” e Afërditës me të lindurit e kësaj shenje, prandaj ka shumë të ngjarë që të jenë pak të shoqërueshëm. Mundohuni të jeni të përpiktë në takime.

Akrepi
Eshët Afërdita ylli që stimulon prirjet tuaja hedoniste dhe një gjendje e tillë shpirtëroere do të reflektohet jo vetëm në raportet ndërpersonale, por edhe në rezultate shumë të mira në punë.

Shigjetari
Eshtë Merkuri ai që mund t’ju bëjë t’ju vijë ndonjë ide gjeniale, por e keqja juaj (dhe kjo ka ndodhur jo rrallë) është se nuk dini ta ruani atë dhe jua “vjedhin” të tjerët. Interesant erosi.

Bricjapi
Duke qenë se (në sajë të yjeve të mirë) gjendja juaj ekonomiko-financiare bëhet më inkurajuese, edhe gjendja psiko-fizike sa vjen e bëhet më e mirë dhe ju më të kthjellët në mendime.

Ujori
Nëse punoni në një skuadër dhe, për aftësitë tuaja organizative ju zgjedhin për leader, duhet ta pranoni këtë rol, por me kusht që ta përdorni me inteligjencë dhe pa keqpërdorur autoritetin.

Peshqit
Nëse e vini re se komunikimin me të tjerët e keni “çuditërisht: më të lehtë, mos u çuditni shumë sepse është harmonia e Afërditës dhe e hënës në shenjë që jau imponon. Mirë shëndeti.

October 19, 2020 00:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim