Horoskopi, 20 dhjetor 2013

December 20, 2013 02:57

Horoskopi, 20 dhjetor 2013

Dashi

Shumë projekte, e mbi të gjitha dëshira për të bërë shumë, madje edhe tej mundësive tuaja, por nuk mjaftojnë vetëm këto. Duhet të tregoheni më të duruar për të arritur një objektiv madhor.

 

Demi

Në një periudhë kur qielli mbi kokën tuaj duket i ngrysur, është më e udhës të ndiqni instinktet, sidomos kur është Merkuri pozitiv ai që i stimulon ato. Kokëfortësia, si gjithmonë është një “këshilltar” i keq.

 

Binjakët

Edhe pak të këmbëngulni e të bëni durim dhe situata me siguri që do të kthehet në favorin tuaj. Keni një mori yjesh që ju mbështesin dhe me aleatë të tillë nuk ka “betejë” që të mos e fitoni.

 

Gaforrja

Kur jua njohin aftësitë, e ca më shumë meritat është “shpërblimi” më i mirë moral që ju bëhet. Por ju keni nevojë edhe për para, prandaj lëvizni në këtë aspekt. Afërdita “gudulis” pasionet.

 

Luani

“Ngacmimet” e bezdisshme që vijnë nga Marsi dhe Afërdita në një orbitë aspak harmonike, mund të nervozojnë edhe më engjëllorin,  prandaj është mirë të mos përziheni në diskutime me të tjerë.

 

Virgjëresha

 

Në përgjithësi jeni të stimuluar mirë dhe tregoheni shumë të zellshëm në punë, por “Hëna” ju bën që t’ju duket se shefat sot e kanë me ju, prandaj nuk ju ecën edh aq puna. Por, për fatin tuaj ecën mirë dashuria.

 

Peshorja

Prisni diçka tjetër sot, por në vend të saj sikur “bien” nga qielli pengesa të vogla, por aq të bezdisshme sa do t’ju acarojnë. Me gjithë problemet e shumta, ndoshta sot është më mirë të merreni me gjëra që ju zbavitin.

 

Akrepi

Sot dyshja Afërditë-Mars do të dominojë qiellin tuaj dhe, me shumë frenezi do t’ju shkëpusë nga përditshmëria, rutina dhe mërzitja për t’ju orientuar më shumë drejt kënaqësisë se sa detyrës. Sa mirë!

 

Shigjetari

Deri sa të kemi ndryshime më esenciale në kuadrin yjor, gjërat për ju do të vazhdojnë të ecin thuajse në një mënyrë të njëtrajtshme, pak të bezdisshme, por pa shumë probleme për ju. Mirë erosi.

 

Bricjapi

Sot ka shumë të ngjarë që të jeni në qendër të vëmendjes, pasi Marsi ju bën shumë tërheqës, por kujdes, mos e shkëputni vëmendjen tuaj nga një njeri shumë i afërt për ju. Sa vështirë e keni të thoni “Jo”!

 

Ujori

Afërdita sot “ambicioze” ndaj jush mund të komprometojë ditën disi në aspektin sentimental, por sot është Hëna ajo që do “t’ju marrë në mbrojtje”. Kujdes, kontrolloni veprimet se jeni impulsivë.

 

Peshqit

Shumë, punë, shumë impenjime e jo më pak probleme. Por, kur keni çelësin në dorë të zgjidhjes së tyre, a nuk provoni një sodisfaksion të patregueshëm? Dhe në dashuri a nuk ndjeni se jeni kaq i rëndësishëm për partnerin?

December 20, 2013 02:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*