Horoskopi, 20 janar 2015

January 20, 2015 02:08

Horoskopi, 20 janar 2015

Dashi

Me gjithë orbitën e favorshme të Afërditës, Dielli në shenjë është akoma në një pozicion jo shumë të favorshëm, kështu që gjërat mund të mos ecin ashtu si do të dëshironit ju.

 

Demi

Jeni në mëdyshje për shkak të një oferte që ndoshta ju kanë zënë disi në befasi. Hëna do të vazhdojë të jetë shumë “bujare” me ju, por ju vetë tregoheni shumë të kursyer ndaj partnerit.

 

Binjakët

Urani dhe Plutoni vazhdojnë trajektoren e tyre “provokuese” prandaj shumë prej të lindurve të kësaj shenje janë lehtësisht të tundueshëm nga joshjet. Kujdes, financat janë në rënie.

 

Gaforrja

Tashmë duket se e keni vënë re se gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të papritur, por nuk jeni në gjendje të ndërmerrni veprime konkrete për t’iu përshtatur atyre. Erosi duket në rritje.

 

Luani

Që nga mbrëmja e djeshme, hëna e bukur në orbitën e saj do t’ju japë edhe juve një hije të tillë që ju bën joshës. Ndonjë problem i vogël në planin profesional është fare kalimtar.

 

Virgjëresha

Qielli juaj duket disi i pazakontë, për shkak të një morie planetësh që tranzitojnë në orbita në kontrast me njëra tjetrën e që reflektohen edhe në raportet tuaja ndërpersonale.

 

Peshorja

Duket se impenjimet tuaja do të jenë të tilla që do t’ju hanë jo pak ka koha juaj e lirë, por sodisfaksioni për arritjen e një rezultati pozitiv bën të harrohet gjithçka. Pritet një mbrëmje interesante.

 

Akrepi

Edhe Dielli në shenjë, së bashku  me Saturnin, Marsin dhe Uranin ka hyrë në një orbitë harmonike, që do të thotë një shans më shumë që dita juaj të jetë përgjithësisht e mirë.

 

Shigjetari

Duket se edhe sot do të vazhdoni të jeni disi të zymtë dhe gati për t’u grindur me këdo që ju del përpara, pasi do të jeni në “pushtetin” e një Marsi më zemërak se kurrë ndonjëherë.

 

Bricjapi

Yjet nuk paralajmërojnë asgjë të mirë përsa i përket fushës profesionale, madje ka shumë të ngjarë që të ridimensiononi një projekt . Dita pritet të jetë më e mirë në planin sentimental.

 

Ujori

Është koha të reflektoni dhe të mateni mirë  para se të ndërmerrni një iniciativë të re, pasi shpesh ju kanë penalizuar veprimet e nxituara. Afërdita bën të rikthehet harmonia në dashuri.

 

Peshqit

Të ruani qetësinë dhe kthjelltësinë mendore nuk është edhe aq e vështirë, sidomos kur keni mbi kokë një Afërditë që “zbut” efektet “marramendëse” të Marsit. Kujdes nga lajkatarët.

January 20, 2015 02:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*