Horoskopi, 20 mars 2013

March 20, 2013 03:40

Horoskopi, 20 mars 2013

Dashi

Kuadri yjor mëse pozitiv do të bëjë të mundur që në shumë drejtime të jeni të favorizuar, ndërsa ndikimi i Afërditës në planin sentimental do të thotë se do të jeni pasionalë në dashuri.

 

Demi

Tashmë që gjërat kanë ardhur atje ku dëshironi ju, nuk kini pse të hezitoni dhe të vazhdoni të qëndroni në pozita pritëse, por duhet të veproni. Një propzimi i ri mund t’ju zerë në befasi.

 

Binjakët

Marsi ndodhet tashmë në një orbitë nga ku duket se do të sjellë shumë vrull e energji, por edhe shumë agresivitet prandaj është mirë të mundoheni të ruani vetëkontrollin. Mezi prisni përgjigjen e dikujt.

 

Gaforrja

Do të jeni edhe sot nën mbrojtjen e Mërkurit, prandaj ka shumë të ngjarë që në çdo përplasje të dilni fitimtarë.Vetëm në planin sentimental do  të jeni disi nën mundësitë tuaja.

 

Luani

Ndryshimi gradual i atmosferës në një ambient ku deri tani nuk e gjenit veten tuaj do të jetë një moment nga i cili duhet të përfitoni shumë, prandaj duhet të veproni me shpejtësi e zgjuarsi.

 

Virgjëersha

Është dobësuar ndjeshëm ndikimi i Marsit në shenjë e kjo do të thotë se nuk do të jeni aq dinamikë në drejtim të aktivitetit tuaj. Megjithatë Afërdita stimulon raportet ndërpersonale.

 

Peshorja

Do të jeni nën ndikimin e një Mërkuri shumë pozitiv, i cili do të stimulojë aftësinë tuaj për të krijuar dhe atë të komunikimit, që do t’ju bëjë shumë bindës në diskutimet me të tjerët.

 

Akrepi

Tashmë si Mërkuri ashtu edhe Afërdita janë larguar plotësisht nga orbita e “negative” për ju dhe tani duket sa ka filluar kthesa pozitive, sidomos pas hyrjes së Afërditës në shenjë.

 

Shigjetari

Ndoshta jeni të mësuar me njëtrajtshmërinë deri në monotoni të këtyre ditëve, por  sot një përplasje e paparashikuar mund të ndryshojë gjithçka. Pritet një mbrëmje mjaft interesante.

 

Bricjapi

Vazhdon të jetë mjaft pozitive orbita aktuale e Marsit e deri diku edhe e Uranit, por kujdes, sepse një hap i gabuar i juaji nga nxitimi që ju karakterizon mund të bëjë të përmbysni gjithçka.

 

Ujori

Pyesni njëqind vetë e bëni si dini vetë, kjo është këshilla më e mirë që mund t’ju jepet në një ditë të tillë ku mund të ndodheni para disa ofertave e do ta keni të vështirë të bëni një zgjedhje.

 

Peshqit

Pritet një ditë jo fort pozotive, ngaqë do të jeni konfuzë, pasi është Marsi ai që me “hijen” e tij të rëndë, jua errëson gjykimin. Shpirti juaj kundërshtues bën që të mos pranoni kollaj ofertat.

March 20, 2013 03:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*