Horoskopi, 20 mars 2017

March 20, 2017 03:15

Dashi

Kuadri yjor vazhdon të mbetet mjaft i favorshëm edhe gjatë ditës së sotme, prandaj duhet të përfitoni për të arritur të gjitha objektivat. Erosi duket disi në rënie, por është e përkohshme.

 

Demi

Sot Marsit në shenjë do t’i bashkohet edhe Afërdita, duke përbërë një dyshe shumë pozitive për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje. Kujdes, nuk duhet të hidhni hapa të gabuar.

 

Binjakët

Ndikimi i Mërkurit në shenjë tashmë është në rritje, duke zbehur në një farë mënyre edhe ndikimin negativ të Marsit. Përpiquni të jeni pak më konkretë në pretendimet dhe kërkesat tuaja.

 

Gaforrja

Sot duhet të bëni shumë kujdes, pasi në një moment të vështirë mund të ndjeheni vërtet ngushtë. Duhet të keni më shumë besim në forcat tuaja, ndërkohë që edhe miqtë ju përkrahin.

 

Luani

Janë shumë yje në shenjë që ju mbështesin, por sot duhet të ruheni më shumë nga vetja juaj se nga të tjerët, pasi jeni ju që mund të komprometoni gjithçka me lëvizje aventurore.

 

Virgjëresha

Duket se dita e sotme pritet të jetë më të vërtetë shumë e mirë për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje. Më mirë është të keni pak nga të gjitha, se sa shumë e për lumë.

 

Peshorja

Ndikimi i planetit të zjarrtë, Marsit vazhdon të jetë i pranishëm dhe pavarësisht nga efekti zbutës i yllit të dashurisë, Afërditës, ju do të vazhdoni të jeni shumë kërkues e agresivë.

 

Akrepi

Hëna në një pozicion të volitshëm në shenjë sot, përveçse ju bën paksa “tekanjozë” do të ndikojë shumë në rritjen e intuitës suaj, kështu që gjërat mund t’i kapni fluturimthi. Mirë fusha sentimentale.

 

Shigjetari

Mbështetja e yjeve për ju që i përkisni kësaj shenje do të vijë në rritje, që do të thotë se do të keni një aleat më shumë për të konkluduar një punë, ku mund të përfitoni shumë. Më të hapur me partnerin.

 

Bricjapi

Me Uranin në shenjë dhe me një Mars që ju jep energjitë e mjaftueshme, perspektivat në planin profesional sigurisht që do të jenë të kënaqshme. Një dilemë mund të kthehet në një brengë.

 

Ujori

Edhe sot ylli juaj i mirë do të jetë pa dyshim Marsi, i cili jo vetëm ju jep energji dhe forcë, por do t’ju ndihmojë të vlerësoni pak më shumë veten tuaj, në raport me të tjerët. Mirë erosi.

 

Peshqit

Janë një mori aktivitetesh dhe problemesh me të cilat do të përballeni, e që nuk është aspak çudi të jeni shumë konfuzë. Mundohuni të filloni e të merreni me problemet më të rëndësishme.

March 20, 2017 03:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*