Horoskopi, 20 shkurt 2015

February 20, 2015 01:18

Horoskopi, 20 shkurt 2015

Dashi

Sot thuajse të gjithë yjet janë me ju, prandaj edhe dita pritet të jetë përgjithësisht e mirë, ndërsa edhe gjendja juaj shpirtërore është në përmirësim të plotë. Hëna stimulon erosin.

 

Demi

Qielli i “papërshtatshëm” sot nuk ju favorizon, prandaj nuk di të bënit keqe sikur ta ta shtynit paksa në kohë një plan apo projekt që jeni gati për ta nisur. Edhe në dashuri nuk keni shumë fat.

 

Binjakët

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje janë shumë yje që ju favorizojnë, duke “vulosur” një periudhë mjaft pozitive të këtyre kohëve të fundit. Marsi është në pozicion shumë stimulues.

 

Gaforrja

Sektori i punës, pas një “përgjumjeje” të shkurtër duket se do të gjallërohet pasi është Merkuri “katalizatori” i  kësaj fushe. Por, nuk duhet t’i merrni gjërat me lehtësinë që ju karakterizon.

 

Luani

Situata yjore duket se do të ndryshojë për mirë, por nga ana tjetër Marsi “zevzek”  vazhdon të hedhë “vickla” duke ju penguar në ndonjë rast. Kujdes sepse hëna ju stimulon egoizmin.

 

Virgjëresha

Do të fillojë një periudhë relativisht e gjatë nën dominimin e marsit, i cili, në më të shumtën e rasteve do të jetë nxitës dhe pozitiv. Një hënë e qetë do të thotë kthjelltësi në mendim.

 

Peshorja

Edhe për ju, prania në shenjë e marsit, me gjithë  “telashet”që ju sjell do të ketë anën e vet të mirë, pasi ju shton vendosmërinë dhe duket se ju shkund nga apatia. Kjo vlen edhe për dashurinë.

 

Akrepi

Fakti që ndikimi i Marsit për ju është gjithnjë e më i zbehtë është në vetvete shumë domethënës, pasi nën “hijen” e planetit të kuq keni ndërmarrë veprime të nxituara. Mirë erosi.

 

Shigjetari

Qielli juaj është i mbushur me një numër planetësh “të mirë” prandaj parashikohet një ditë pozitive në shumë drejtime. Fryma e pajtimit duket se do të mbizotërojë në raportet ndërpersonale.

 

Bricjapi

Edhe pse nuk parashikohet ndonjë ditë e shkëlqyer, në përgjithësi jeni ët asistuar nga yje të mirë. E vetmja “njollë’ mund të jetë Hëna, që mund t’ju bëjë herë melankolikë e herë nervozë.

 

Ujori

Edhe për ju “trafiku” qiellor është shumë i ngarkuar, por do të jeni të “privilegjuarit” e Marsit “luftarak” dhe Afërditës “së ëmbël”. Sot do të gëzoni edhe për gjëra fare të vogla.

 

Peshqit

Ndjeheni të plogët, të rëndë e pa shumë dëshirë për të punuar?  Nuk ka si të ndodhë ndryshe me Marsin hijerëndë që ju mjegullon idetë. Megjithatë është një periudhë kalimtare.

February 20, 2015 01:18
Komento

1 Koment

  1. siciltechnoplus February 20, 10:11

    Po ku i psonisni keto mor aman.
    Ati yne qe thone se je ne qiej, mbana gojen kur s’kemi c’flasim,
    falna durimin qe ti thellohemi mire para se t’ja nisim nje pune.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*