Horoskopi 2016/ Akrepi (24 tetor – 22 nëntor)

December 28, 2015 18:54 Updated

Horoskopi 2016/ Akrepi (24 tetor – 22 nëntor)

Më në fund në 2016-ën Akrepi do të gjejë në punë realizimin që meriton. Falë ndikimit të Jupiterit dhe Plutonit në shenjën e Shigjetarit dhe Uranit tek shenja e Peshqve do të zgjidhen shumë çështje profesionale të mbetura pezull dhe do të shtohen të ardhurat ekonomike ashtu si dhe vlerësimet. Neptuni do të qëndrojë akoma armiqësor përsa i përket raporteve ndërpersonale, por falë vëmendjes së Plutonit, vullneti i hekurt dhe përgjegjësia tipike e shenjës do t’ju lejojnë të zgjidhni konfliktet prej muajit shtator.
Periudhat më të mira dhe më të këqija të vitit
Në muajt e parë të vitit do të jeni vazhdimisht të impenjuar fizikisht dhe mendërisht, por duke qenë se ritmi do të jetë i ngadaltë do të ankoheni për një farë lodhjeje dhe melankolie. Gjithçka do të kalojë në pranverë kur yjet do të gjenden në një pozicion në të qëndrueshëm dhe do të arrini objektiva të rëndësishme në çdo fushë. Do të gjeni qetësinë në shpirt dhe sukses në punë. Vjeshta do të sjellë një ndryshim të keq që do të destabilizojë të lindurit e kësaj shenje.
Dashuria për beqarët
Në muajt e parë të vitit do t’i përkushtoheni studimit të mundësive për të filluar një marrëdhënie, të cilat do të mungojnë por jo të gjitha do të zgjasin. Favorizohen nga yjet flirtet dhe lidhjet sidomos në periudhën nga 5 maji deri më 10 qershor kur Afërdita do të kalojë shenjën e Gaforres dhe është në pozicion të favorshëm. Duhet të mbyllni hesapet me të shkuarën dhe të shihni të ardhmen me optimizëm. Vetëm kështu do të arrini të zgjidhni partnerin më të mirë.
Dashuria për çiftet
Raporti në çift do të përballet me ndonjë ngjarje negative rreth fundit të Marsit kur Afërdita do të jetë në kundërshti. Mund të ketë të bëjë me ndonjë tradhti, ose një zënkë të fortë. Kjo do ta bëjë akrepin të izolohet, por yjet ju ftojnë të reagoni duke mos pakësuar raportet sociale por duke i shtuar ato. Kokëfortësia e Akrepit rezulton e dëmshme dhe mbyll rrugën e dialogut, por me durim dhe dëshirë për të frekuentuar njerëz të ndryshëm nga rrethi juaj i miqve do të fitoni vetëdijen dhe aftësinë për të dëgjuar partnerin. Në fakt gjatë verës shenjës do t’i kthehet buzëqeshja duke mbetur në një fazë stabiliteti deri në fund të vitit.
Kombinimi i shenjave
Akrepi është një shenjë kërkuese, ka nevojë për vëmendje të vazhdueshme, sinqeritet dhe dedikim. Për këtë duhet të evitohen raportet me Binjakët ashtu si dhe me Ujorin dhe Shigjetarin. Marrëdhënie e mirë me Peshqit dhe Gaforren që me ëmbëlsinë e tyre janë ideal për natyrën e pasigurtë të Akrepit. Në punë aleanca më të mira do të keni me Demin, Luanin dhe Dashin.
Parashikimet për studentët
Do të jetë viti i duhur për të përfunduar studimet tuaja në mënyrën më të mirë. Do të përqendroheni për të çuar deri në fund projektet e mbetura pezull. Provimet në universitet, në shkolla, diplomimet apo specializimet… do të shkojnë të gjitha mirë, sidomos me ardhjen e pranverës.
Parashikimet për punëtorët
Në dy javët e para të janarit, Mërkuri në shenjën e Bricjapit favorizon punën. Akrepi do të takojë persona që do t’i japin një zhvillim të rëndësishëm jetës, aftësia sipërmarrëse inteligjenca dhe mendjemprehtësia, tipike të shenjës do të vlerësohen. Në këtë mënyrë çështjet në fushën imobilare dhe marrëveshje të rëndësishme do të realizohen prej muajit qershor, kur edhe pse Afërdita do të jetë negative, ndikimi pozitiv i Mërkurit do të lejojë të mbyllni aleanca produktive, apo të fitoni një rritje në detyrë.
Parashikimet për ata që kërkojnë punë
Ky është vitit i duhur për të gjetur qëndrueshmërinë profesionale, përveç një periudhe të shkurtë verore, kur Afërdita dhe Marsi nuk janë të favorshëm. 2016-ta parashikon sukses. Ata që kërkojnë punë do të arrijnë të gjejnë bashkëpunime që garantojnë një farë ekuilibri, të destinuar të zgjasë në kohë. Mërkuri prej 20 gushtit deri më 6 shtator do ju ndihmojë të mbyllni kontrata të rëndësishme.
Paratë
Nuk këshillohet të bëni investimet në prona në pjesën e parë të vitit, kur shtëpia dhe puna kërkojnë shpenzime të papritura. Do të përdorni kursimet për t’i përballuar ato, por në pjesën e dytë të vitit situata do të jetë më e qëndrueshme. Jupiteri do ju ndihmojë nga janari deri në qershor të jeni të kujdesshëm në shpenzimet.
Fati
Dy vitet e fundit kanë qenë shumë të lodhshëm për Akrepin, por 2016-ta do të jetë më e mirë. Ngjarje pozitive do të keni prej muajit tetor. Parashikohen fitime në lojë. Edhe humori do të ndryshojë, do të keni një sjellje më pozitive ndaj jetës.
Udhëtimet
Duhet të kujdeseni për punën pa u larguar shumë nga njerëzit tuaj. Nuk do të ketë udhëtime impenjative gjatë vitit dhe Akrepi do të preferojë t’i japë prioritet zgjidhjes së problemeve në familje. Do të kërkohet prania juaj dhe duhet të shtyni sa më shumë të jetë e mundur mungesat e zgjatura.
Shëndeti
Do të keni një shëndet jo të fort të mirë në muajt e parë të 2016-ës, faji edhe i të ftohtit stinor.

December 28, 2015 18:54 Updated
Komento

1 Koment

  1. safije kokollari June 19, 05:13

    mirmengjesi jam ne shenje te horoskopit akrepi ju falenderoj per parashikimin e kesaj shenje

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim